Politika 16 September 2026, 14:30 Nga VNA

Berisha thirrje demokratëve të larguar: Tani që shkova në SHBA, duhet të riktheheni në parti

Ndaje në Whatsapp

fgbfgbfg.jpg

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duket se kërkon ta shndërrojë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara jo vetëm në një fitore personale politike, por edhe në një arsye për rikthimin në parti të demokratëve që janë larguar gjatë viteve të fundit.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u bëri thirrje demokratëve të distancuar nga partia që të rikthehen, duke e lidhur apelin pikërisht me udhëtimin e tij të fundit në SHBA. Sipas tij, një pjesë e tyre kishin konsideruar ndalimin e vizës amerikane si pengesë për t’u bashkuar me Partinë Demokratike.

“Ky udhëtim imi duhet dhe shpresoj të shërbejë edhe si një apel bashkimi për të gjithë ata demokratë dhe demokrate që deri më sot kanë konsideruar ndalimin e vizës për Sali Berishën si një pengesë për t’u bashkuar me ne”, deklaroi Berisha.

Por dera nuk është e hapur për të gjithë.

Kryedemokrati përjashtoi nga ftesa ata që ai i konsideron të lidhur me mazhorancën, duke i quajtur “aksionerë të qeverisë”. Ftesën e adresoi tek ata demokratë që, sipas tij, janë distancuar për shkak të mendimeve apo mosmarrëveshjeve me drejtimin e partisë.

Megjithatë, kjo duket një tentativë tjetër e dëshpëruar e kryedemokratit për të afruar të larguarit, pasi problemi i PD vështirë se mund të reduktohet vetëm tek një vizë amerikane. Udhëtimi i Berishës në SHBA është një zhvillim politik me peshë për të, por nuk do të thotë automatikisht se janë zhdukur të gjitha arsyet që kanë larguar ndër vite figura, votues apo mbështetës nga Partia Demokratike.

Madje, edhe historia e “non gratës” është më e ndërlikuar sesa formula “shkova në Amerikë, ndaj pengesa ra”. Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar dhënien e përjashtimeve, për disa persona “non grata”. Ndërkohë, fakt është që emri i Sali Berishës vazhdon të jetë në listimin publik të vitit 2021 të Departamentit të Shtetit.

Por përtej Amerikës, PD ka një sfidë shumë më pranë shtëpisë, të bindë demokratët dhe shqiptarët.

Sepse një parti politike nuk bashkohet vetëm me një vulë në pasaportë dhe as rinovohet nga një biletë avioni përtej Atlantikut. Ajo duhet të ofrojë ide, alternativë politike, hapje dhe hapësirë për figura të reja. Rikthimi i njerëzve që janë larguar kërkon përgjigje edhe për arsyet pse u larguan, jo vetëm njoftimin se kryetari tashmë mund të udhëtojë në SHBA.

Pra, bileta për në Amerikë u sigurua. Tani mbetet bileta më e vështirë, ajo për të bindur demokratët dhe qytetarët shqiptarë që PD dhe Sali Berisha janë alternativë.

Video

Protestuesit janë zhvendosur këtë të enjte edhe para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ku kanë kërkuar lirimin e personave të arrestuar pak ditë më parë. “Lironi çunat”, kanë qenë thirrjet e përsëritura gjatë tubimit para SPAK. Sot shënohet dita e 110-të e protestës qytetare.

Një kalë që kishte mbetur i bllokuar në një pellg në Valencia të Spanjës u shpëtua përmes një operacioni me helikopter. Kali u nxor në mënyrë të sigurt nga uji dhe më pas iu dorëzua pronarit.

Samir Mane për 2 orë në SPAK, pas vëllezërve Eftimi të “Atelier 4”. Hetimet lidhen me dosjen “Balluku” dhe vilën e sekuestruar në kompleksin “Green Coast” në Palasë, për të cilën SPAK dyshon se është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut. Dokumentet, projektet, financimi i punimeve dhe personat që mund të kenë dijeni për pronën janë në fokus të hetuesve. Çfarë po heton SPAK dhe si lidhen emrat e përfshirë me vilën?

Lajmi i Fundit/ Pas dy orësh, del nga ambientet e SPAK Samir Mane. Biznesmeni u pyet në kuadër të hetimeve për Belinda Ballukun.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme