Politika 16 September 2026, 20:21 Nga JJ

E ka parë njeri Ferit Hoxhën sot? Apo ndodhet diku pa internet? Asnjë fjalë për Hagën

Ndaje në Whatsapp
E ka parë njeri Ferit Hoxhën sot? Apo ndodhet diku pa internet?

 

Pas fjalës "MARRE"  nga kryeministri Edi Rama lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale, heshtja e diplomacisë shqiptare po shkakton pikëpyetje të mëdha. Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, nuk ka bërë asnjë koment publik apo reagim zyrtar për dënimin e drejtuesve të UÇK-së, ndërkohë që njoftimi i fundit për shtyp nga institucioni që ai drejton daton që të enjten e kaluar.
Ky pasivitet në një nga ditët më me peshë kombëtare e rajonale nxjerr në pah varësinë totale të ministrive nga selia e kryeministrisë. Pas Ramës apo pa urdhërin e tij nuk flet më askush, duke e kthyer Ministrinë e Jashtme në një institucion me hije, pa autoritet autonom dhe pa zë institucional përballë partnerëve ndërkombëtarë.
Në vend që diplomacia të artikulojë me shpejtësi një qëndrim zyrtar të shtetit shqiptar dhe të sinkronizojë hapat me Kosovën, vendi përballet me një heshtje absurde. Mungesa e një reagimi vetjak nga kryediplomati lë të kuptohet se pa dritën e gjelbër të kryeministrit, dikasteret shtetërore mbeten plotësisht të paralizuara.

Video

Protestuesit janë zhvendosur këtë të enjte edhe para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ku kanë kërkuar lirimin e personave të arrestuar pak ditë më parë. “Lironi çunat”, kanë qenë thirrjet e përsëritura gjatë tubimit para SPAK. Sot shënohet dita e 110-të e protestës qytetare.

Një kalë që kishte mbetur i bllokuar në një pellg në Valencia të Spanjës u shpëtua përmes një operacioni me helikopter. Kali u nxor në mënyrë të sigurt nga uji dhe më pas iu dorëzua pronarit.

Samir Mane për 2 orë në SPAK, pas vëllezërve Eftimi të “Atelier 4”. Hetimet lidhen me dosjen “Balluku” dhe vilën e sekuestruar në kompleksin “Green Coast” në Palasë, për të cilën SPAK dyshon se është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut. Dokumentet, projektet, financimi i punimeve dhe personat që mund të kenë dijeni për pronën janë në fokus të hetuesve. Çfarë po heton SPAK dhe si lidhen emrat e përfshirë me vilën?

Lajmi i Fundit/ Pas dy orësh, del nga ambientet e SPAK Samir Mane. Biznesmeni u pyet në kuadër të hetimeve për Belinda Ballukun.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme