Politika 16 September 2026, 15:51 Nga VNA

Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve: Kuvendi të mos e votojë, u shpërfill konsultimi institucional

Ndaje në Whatsapp

efvrvf.jpg

Gjykata e Lartë ka dalë kundër projektligjit të mazhorancës për pagat e magjistratëve, duke i kërkuar Kuvendit që të mos e miratojë atë në seancën plenare të 17 shtatorit në formën aktuale. Projektligji mori një ditë më parë miratimin në Komisionin e Ligjeve.

Përmes një reagimi publik, Gjykata e Lartë ngre shqetësime për mënyrën se si është zhvilluar konsultimi me përfaqësuesit e gjyqësorit. Sipas saj, këta të fundit janë njoftuar më pak se dy orë përpara dëgjesës dhe nuk kanë pasur në dispozicion të gjitha amendamentet, opinionin e plotë financiar të qeverisë dhe variantin përfundimtar të projektligjit që synohet të votohet.

Gjykata argumenton gjithashtu se shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë nuk janë reflektuar në mënyrë të dukshme në draft. Në reagim theksohet se konsultimi institucional nuk duhet të jetë thjesht formal, por duhet të garantojë shqyrtimin real të argumenteve të palëve të përfshira.

Një tjetër pikë përplasjeje lidhet me vendimin nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve. Gjykata e Lartë vlerëson se projektligji nuk ka reflektuar në tërësi arsyetimin kushtetues të këtij vendimi dhe kërkon që drafti të rivlerësohet përpara se të kalojë në votim. Vetë Gjykata Kushtetuese ka deklaruar më herët se vendimi i saj është përfundimtar dhe i detyrueshëm për zbatim.

Gjykata e Lartë kërkon gjithashtu që Kuvendi të sqarojë mënyrën dhe kohën e depozitimit të amendamenteve, të publikojë mendimin e Këshillit të Ministrave mbi efektet financiare dhe t'i japë gjyqësorit mundësinë të shprehet mbi variantin që synohet të votohet.

Në përfundim, institucioni i bën thirrje Parlamentit të ndalë procedimin e draftit në gjendjen aktuale, duke argumentuar se pikëpyetjet mbi transparencën dhe procedurën duhet të sqarohen përpara votimit në seancë plenare.

Video

Protestuesit janë zhvendosur këtë të enjte edhe para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ku kanë kërkuar lirimin e personave të arrestuar pak ditë më parë. “Lironi çunat”, kanë qenë thirrjet e përsëritura gjatë tubimit para SPAK. Sot shënohet dita e 110-të e protestës qytetare.

Një kalë që kishte mbetur i bllokuar në një pellg në Valencia të Spanjës u shpëtua përmes një operacioni me helikopter. Kali u nxor në mënyrë të sigurt nga uji dhe më pas iu dorëzua pronarit.

Samir Mane për 2 orë në SPAK, pas vëllezërve Eftimi të “Atelier 4”. Hetimet lidhen me dosjen “Balluku” dhe vilën e sekuestruar në kompleksin “Green Coast” në Palasë, për të cilën SPAK dyshon se është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut. Dokumentet, projektet, financimi i punimeve dhe personat që mund të kenë dijeni për pronën janë në fokus të hetuesve. Çfarë po heton SPAK dhe si lidhen emrat e përfshirë me vilën?

Lajmi i Fundit/ Pas dy orësh, del nga ambientet e SPAK Samir Mane. Biznesmeni u pyet në kuadër të hetimeve për Belinda Ballukun.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme