Kronika 16 September 2026, 18:57 Nga VNA

Arrestohet Enio Agasi, kushëriri i Ergys Agasit

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet Enio Agasi, kushëriri i Ergys Agasit

Eno Agasi, kushëri i Ergys Agasit, përfundoi në pranga pas më shumë se tetë muajsh në arrati. Ai ishte në kërkim nga policia, pasi Gjykata e Tiranës caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për shkak se zhduku dhjetra shishe vere të zbuluara nga SPAK në kantinën në pronësi të Ergys Agasit, teksa ky i fundit u shpall në kërkim nën dyshimet se drejtonte një grup kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. 

Vera u zbulua gjatë kontrolleve në ‘Equos Resort’ dhe për shkak të sasisë së madhe që shkonte nga 1 deri në 3 mln euro, u la në ruajtje. Por Enio Agasi vendosi ta zhvendoste verën dhe ta zhdukte, duke shkaktuar një nga skandalet që lidhen me zhdukjen e provave në një hetim penal, pasi vera dyshohet se ishte produkt i aktivitetit kriminal të Ergys Agasit. 

Ky i fundit akuzohet si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Sipas SPAK ai në bashkëpunim me Ermal Beqirin urdhëronte rrëmbimin e rivalëve në biznes dhe nën kërcënim i detyronin të tërhiqeshin nga tenderat e AKSHI-t. Ergys Agasi u arrestua pak javë më parë në zonën e Plepave në Durrës teksa shoqërohej nga ish-zyrtari i policisë Ulian Shpataraku.

Lexo gjithashtu

Video

Protestuesit janë zhvendosur këtë të enjte edhe para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ku kanë kërkuar lirimin e personave të arrestuar pak ditë më parë. “Lironi çunat”, kanë qenë thirrjet e përsëritura gjatë tubimit para SPAK. Sot shënohet dita e 110-të e protestës qytetare.

Një kalë që kishte mbetur i bllokuar në një pellg në Valencia të Spanjës u shpëtua përmes një operacioni me helikopter. Kali u nxor në mënyrë të sigurt nga uji dhe më pas iu dorëzua pronarit.

Samir Mane për 2 orë në SPAK, pas vëllezërve Eftimi të “Atelier 4”. Hetimet lidhen me dosjen “Balluku” dhe vilën e sekuestruar në kompleksin “Green Coast” në Palasë, për të cilën SPAK dyshon se është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut. Dokumentet, projektet, financimi i punimeve dhe personat që mund të kenë dijeni për pronën janë në fokus të hetuesve. Çfarë po heton SPAK dhe si lidhen emrat e përfshirë me vilën?

Lajmi i Fundit/ Pas dy orësh, del nga ambientet e SPAK Samir Mane. Biznesmeni u pyet në kuadër të hetimeve për Belinda Ballukun.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme