Rajoni 16 September 2026, 14:36 Nga VNA

Kurti reagon pas dënimit të krerëve të UÇK-së: Padrejtësi e papranueshme, Apeli ta korrigjojë sa më parë

Ndaje në Whatsapp

fvdfvddfvdfvdfvd.PNG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ashpër pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar dënimin e tyre si një “padrejtësi të papranueshme”.

Kurti kundërshtoi aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ndërsa kërkoi që vendimi të ndryshohet në shkallën e Apelit.

“Shpallja fajtorë dhe dënimi kaq i rëndë për katër ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, është padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm”, deklaroi Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës u ndal edhe te fakti se aktgjykimi është shqiptuar formalisht në emër të popullit të Kosovës, duke kundërshtuar që kjo të interpretohet si shprehje e vullnetit të qytetarëve.

“Aktgjykimi mund të jetë shqiptuar formalisht në emër të popullit të Kosovës, por kjo formulë e zbrazët nuk duhet ngatërruar me vullnetin e popullit”, theksoi ai.

Kurti kërkoi që çështja të korrigjohet në fazën e Apelit, duke shprehur njëkohësisht mbështetjen për familjet e katër ish-drejtuesve të UÇK-së dhe bashkëluftëtarët e tyre.

“Ky aktgjykim patjetër duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e Apelit dhe atë sa më parë. Në këto momente të vështira, jemi pranë familjeve të ish-krerëve të UÇK-së dhe të gjithë bashkëluftëtarëve çlirimtarë”, përfundoi Kurti.

Video

SPAK nis hetim për çështjen e pagave të gjyqtarëve dhe sekuestron dokumenta në Kuvend dhe Ministri të Financave.

Një histori e pazakontë vjen nga qyteti Homs në Siri, ku një burrë është rikthyer pas 15 vitesh te librat e fshehur pas një muri. Në tetor të vitit 2011, familja e tij izoloi bibliotekën me qindra vepra fetare e akademike për t'i mbrojtur nga regjimi i Bashar al-Assadit. Menjëherë pas ndërtimit të murit mbrojtës, familja u detyrua të largohej nga Siria për shkak të konfliktit. Pas kthimit në shtëpi, muri u shemb dhe koleksioni i librave bashkë me dokumentet personale dolën sërish në dritë në gjendje shumë të mirë. Pavarësisht viteve të gjata të braktisjes dhe shkatërrimeve të luftës, çdo gjë kishte mbetur e paprekur. Pamjet e momentit janë bërë virale në rrjetet sociale, duke u kthyer në një simbol të ruajtjes së kujtesës.

Paqe e përkohshme në seancë plenare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme