Më 3 gusht 2015, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese që mundësuan krijimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale, shkruan Mekulipress, përcjell Nistori.
Sipas dokumentit të votimit elektronik të Kuvendit, në sallë ishin të pranishëm 88 deputetë. 82 votuan “për”, pesë “kundër”, ndërsa një deputet abstenoi.
Dokumenti tregon edhe votën individuale të deputetëve. Për ndryshimet votuan deputetë të PDK-së, LDK-së, Listës Serbe dhe përfaqësues të grupeve të tjera parlamentare.
Deputetët e PDK-së që votuan PËR
Kadri Veseli, Enver Hoxhaj, Elmi Reçica, Rafet Rama, Agim Aliu, Fadil Beka, Labinotë Demi-Murtezi, Sala Berisha-Shala, Bekim Haxhiu, Xhavit Haliti, Ramiz Kelmendi, Latif Gashi, Adem Grabovci, Azem Syla, Zenun Pajaziti, Agim Çeku, Naim Fetahu, Besim Beqaj, Nezir Çoçaj, Gëzim Kelmendi, Rrustem Mustafa, Mexhide Mjaku-Topalli, Blerta Deliu-Kodra, Selvije Halimi, Xhevahire Izmaku, Luljeta Veselaj-Gutaj, Safete Hadergjonaj, Ganimete Musliu, Hajdar Beqa dhe Salih Mustafa.
Sipas dokumentit, kundër nga PDK votuan Raif Qela, Flora Brovina, Nait Hasani dhe Fadil Demaku, ndërsa abstenoi Robert Rama.
Deputetët e LDK-së që votuan PËR
Vjosa Osmani, Teuta Rugova, Anton Quni, Ismet Beqiri, Nuredin Ibishi, Arben Gashi, Sabri Hamiti, Armend Zemaj, Njomza Emini, Naser Osmani, Lirije Kajtazi, Hatim Baxhaku, Shefqet Bytyqi, Muhamet Mustafa, Fatmir Rexhepi, Sadri Ferati, Ali Sadriu, Adem Salihaj, Blerim Grainca, Agim Ademaj, Salih Morina, Alma Lama, Besa Gaxherri, Teuta Sahatqija, Doruntinë Maloku, Veton Berisha, Etem Arifi, Murat Hoxha, Agim Kikaj, Bardhyl Meta, Milazim Haliti dhe Synavere Rysha.
Dokumenti i paraqitur shënon “Yes” për të gjithë emrat e LDK-së të dukshëm në listë.
Lista Serbe dhe deputetët e komuniteteve
Për ndryshimet kushtetuese votuan edhe deputetët e Listës Serbe të paraqitur në dokument: Milena Milicevic, Bojan Mitic, Serdjan Popovic, Slavko Simic, Slobodan Petrovic, Sasa Milosavljevic, Milika Vuletic, Jasmina Zivkovic, Jelena Bontic dhe Adem Hodza.
“Për” votuan gjithashtu Blerim Shala, Melihate Tërmkolli, Mufera Seherica-Sinik, Duda Balje, Danush Ademi, Kujtim Paçaku, Fikrim Damka, Cerim Bajrami, Nenad Rasic dhe Emilija Redzepi, sipas përkatësisë parlamentare të shënuar në dokument.
Në dokument figurojnë gjithashtu si votues “për” deputetët Margarita Kadriu-Ukelli dhe Shaip Muja.
Votimi që hapi rrugën për Specialen
Ndryshimet kushtetuese u paraqitën në Kuvend nga kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa. Miratimi i tyre krijoi bazën kushtetuese për ngritjen e Dhomave të Specializuara, të cilat më pas u themeluan me ligj dhe u vendosën në Hagë. /Nistori/























