Lifestyle 17 September 2026, 07:28 Nga VNA

“Kali i Trojës” nën këmbët tona, mikroplastika po transporton ndotës në tokën ku rritet ushqimi

Ndaje në Whatsapp
“Kali i Trojës” nën këmbët tona, mikroplastika

Mikroplastikat nuk janë më vetëm problem i oqeaneve. Ato po grumbullohen edhe në tokën bujqësore ku prodhohet ushqimi dhe shkencëtarët paralajmërojnë se rreziku mund të jetë më kompleks sesa prania e vetë plastikës.

Një projekt kërkimor pesëvjeçar europian ka analizuar tokat bujqësore në vende të ndryshme të kontinentit dhe ka gjetur mikroplastika në çdo vend të kontrolluar.

Gjurmë plastike u identifikuan në të 227 tokat bujqësore të analizuara në 11 vende europiane.

Por studiuesit janë veçanërisht të shqetësuar për atë që këto grimca mund të mbajnë me vete.

Sipërfaqja e mikroplastikave mund të tërheqë dhe grumbullojë substanca të tjera që ndodhen në mjedis, përfshirë pesticide, metale dhe ndotës të ndryshëm.

Për këtë arsye shkencëtarët i përshkruajnë ato si një lloj “kali Troje”.

Grimca plastike hyn në tokë, por bashkë me të mund të udhëtojnë edhe substanca të tjera.

Studiuesit kanë analizuar gjithashtu marrëdhënien mes mikroplastikave dhe mikroorganizmave.

Një nga shqetësimet është se sipërfaqja e plastikës mund të krijojë një habitat ku bakteret vendosen dhe ndërveprojnë me njëra-tjetrën.

Në projekt u gjetën edhe lidhje mes mikroplastikave dhe gjeneve të rezistencës ndaj antibiotikëve, një problem që Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron një prej kërcënimeve të mëdha për shëndetin publik.

Kjo nuk do të thotë se mikroplastikat janë provuar si shkaku i vetëm i rezistencës ndaj antibiotikëve në tokë.

Por rezultatet tregojnë se ato mund të jenë pjesë e një mjedisi që ndihmon në transportimin ose përhapjen e materialit biologjik dhe kimik.

Eksperimentet kanë treguar gjithashtu efekte mbi organizmat që jetojnë në tokë.

Krimbat e tokës, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në ajrosjen dhe pjellorinë e saj, mund të ndikohen negativisht nga nivele të larta të mikroplastikave.

Edhe rritja e bimëve mund të ndryshojë në varësi të llojit, madhësisë dhe përqendrimit të grimcave.

Por si përfundon gjithë kjo plastikë në një fermë?

Burimet janë të shumta.

Në bujqësi përdoren filma plastikë për mbulimin e tokës, tuba ujitjeje, rrjeta, ambalazhe dhe materiale të tjera që me kalimin e kohës mund të degradojnë në copa gjithnjë e më të vogla.

Një burim tjetër mund të jetë llumi i ujërave të zeza i trajtuar, i cili përdoret në disa vende si pleh dhe mund të përmbajë fibra plastike të ardhura nga rrobat sintetike, produktet e konsumit dhe ujërat shtëpiake.

Mikroplastikat janë grimca plastike më të vogla se pesë milimetra. Me kalimin e kohës ato mund të copëtohen më tej, duke krijuar grimca edhe më të vogla.

Deri tani, pjesa më e madhe e vëmendjes publike është përqendruar te mikroplastikat në dete, peshq dhe ujë.

Por studiuesit thonë se toka bujqësore meriton shumë më tepër vëmendje.

Ajo është baza e prodhimit të ushqimit dhe një ekosistem kompleks me baktere, kërpudha, insekte dhe organizma të tjerë që mbajnë tokën funksionale.

Shkencëtarët theksojnë se ende nuk dihet plotësisht se çfarë ndikimi afatgjatë do të ketë grumbullimi i plastikës në këtë sistem dhe as sa prej grimcave apo substancave të lidhura me to mund të kalojnë përmes zinxhirit ushqimor te njerëzit.

Prandaj rezultatet nuk duhet të interpretohen sikur është provuar se ushqimet e prodhuara në këto 227 toka janë të rrezikshme për konsum.

Ajo që është provuar është diçka tjetër: ndotja plastike ka arritur tashmë në tokën bujqësore në një shkallë shumë të gjerë.

Dhe ndryshe nga një shishe plastike që mund të hiqet nga një plazh, miliona grimca mikroskopike të përziera me tokën janë shumë më të vështira për t’u larguar.

“Kali i Trojës” është tashmë brenda ekosistemit. Pyetja që shkencëtarët po përpiqen të zgjidhin është se çfarë tjetër ka sjellë me vete.

Video

Gazi dhe Zegjineja duke qarë hallet e popullit

Plas sherri në ajër/ Dy pasagjerë përleshen me grushte në fluturimin Londër–Daka Momente tensioni dhe paniku janë regjistruar në një avion të “Biman Bangladesh Airlines”, ku dy pasagjerë janë përleshur fizikisht në mes të fluturimit nga Londra drejt Dakës. Në videon që po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale, dy burrat shfaqen duke debatuar ashpër, përpara se të shkëmbejnë grushte. Përleshja u bë aq e dhunshme, sa njërit prej tyre iu gris edhe bluza.

Del video e përleshjes me thika në një berberhane në Sarandë, ku mbetën të plagosur tre të rinj. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur njëri prej autorëve i afrohet në befasi 24-vjeçarit dhe tenton ta godasë me thikë në qafë. I riu arrin të shmanget në kohë, por më pas situata përshkallëzohet në një përleshje të dhunshme. Njëri prej të plagosurve u dërgua në Tiranë për trajtim më të specializuar, ndërsa Policia arrestoi tre persona. Lajmi i plotë në koment.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme