Politika 18 September 2026, 11:57 Nga VNA

Rama fton drejtuesit e gjyqësorit në tryezë për pagat: Të gjejmë një zgjidhje afatgjatë

Ndaje në Whatsapp
Rama fton drejtuesit e gjyqësorit në tryezë për pagat:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatin për sistemin e pagave të magjistratëve, duke ftuar drejtuesit e institucioneve të gjyqësorit në një tryezë të përbashkët pune.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama u bëri thirrje drejtuesve të dy këshillave dhe institucioneve të tjera të drejtësisë që t’i përgjigjen pozitivisht ftesës, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Sipas kryeministrit, zgjidhja duhet t’u garantojë magjistratëve një sistem të qëndrueshëm pagash, por njëkohësisht të ruajë ekuilibrin e përgjithshëm të piramidës shtetërore të pagave.

Rama bëri të ditur se në tryezë do të mirëpritet edhe pjesëmarrja e ekspertëve të Këshillit të Europës, si dhe kontributi i Komisionit Europian për Efiçencën e Drejtësisë.

Kryeministri theksoi se magjistratët gëzojnë sot një shkallë të lartë pavarësie dhe trajtohen me pagat më të larta në vend, si dhe ndër më të lartat në rajon. Sipas tij, kjo është rezultat i vullnetit të shumicës qeverisëse.

Rama deklaroi se qeveria nuk kërkon konflikt me gjyqësorin, por bashkëveprim institucional në respekt të pavarësisë së ndërsjellë.

“Nëse kemi mosdakordësi, na takon t’i trajtojmë me urtësi dhe durim, duke dhënë një shembull dinjiteti shtetëror për qytetarët tanë dhe partnerët e Shqipërisë”, shkruan Rama.

Lexo gjithashtu

Video

Gazi dhe Zegjineja duke qarë hallet e popullit

Plas sherri në ajër/ Dy pasagjerë përleshen me grushte në fluturimin Londër–Daka Momente tensioni dhe paniku janë regjistruar në një avion të “Biman Bangladesh Airlines”, ku dy pasagjerë janë përleshur fizikisht në mes të fluturimit nga Londra drejt Dakës. Në videon që po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale, dy burrat shfaqen duke debatuar ashpër, përpara se të shkëmbejnë grushte. Përleshja u bë aq e dhunshme, sa njërit prej tyre iu gris edhe bluza.

Del video e përleshjes me thika në një berberhane në Sarandë, ku mbetën të plagosur tre të rinj. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur njëri prej autorëve i afrohet në befasi 24-vjeçarit dhe tenton ta godasë me thikë në qafë. I riu arrin të shmanget në kohë, por më pas situata përshkallëzohet në një përleshje të dhunshme. Njëri prej të plagosurve u dërgua në Tiranë për trajtim më të specializuar, ndërsa Policia arrestoi tre persona. Lajmi i plotë në koment.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme