Kronika 19 September 2026, 14:32 Nga VNA

I mori lekë shtetit si kompensim për pronën e zënë, dhe pas disa vitesh mori edhe tokën në Levan, kryhet një tjetër arrestim dhe sekuestrohen mbi 715 mijë euro

Ndaje në Whatsapp
I mori lekë shtetit si kompensim për pronën e zënë, dhe

Edhe ishte kompensuar financiarisht si ish-pronar nga shteti për tokën e zënë, dhe të njëjtën pronë e përfitoi për së dyti, edhe fizikisht përmes abuzimit, prokuroria e Fierit çmonton skemën mes biznesmenit, drejtorit të kadastrës dhe hartografit.  

Një tjetër urdhër arresti është ekzekutuar nga Policia e Shtetit me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e kundërligjshëm të pronave në zonën e Levanit. Hetimi për këtë çështje është udhëhequr nga prokurorja Iva Hoxha.

Gjatë operacionit u arrestua ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Fier, Ertis Shehu, si dhe shtetasi Ervin Habilaj, i dyshuar si përfitues i pronave me dokumente të falsifikuara.

 Po ashtu, Gjykata caktoi masën e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur Emiljano Ruka, ish-hartograf pranë ASHK-së Fier.

Hetimet ndiqen për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

 Objekti i hetimit lidhet me përfitimin, regjistrimin e kundërligjshëm, tjetërsimin dhe qarkullimin e vlerave monetare për pasuritë e paluajtshme në zonën e Levanit.

Sipas dosjes hetimore, fakti penal lidhet me një vendim të vitit 2008 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, i cili njohu të drejtën e kompensimit për 100 hektarë tokë bujqësore në Levan dhe Dërmënas. Në bazë të këtij procesi, shtetasi Ervin Habilaj, si një prej trashëgimtarëve, kishte përfituar kompensim financiar në vlerën 53.800.000 lekë me vendimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave në nëntor 2018.


Më vonë, gjatë vitit 2023, i njëjti shtetas dyshohet se ka ndjekur procedurat administrative pranë ASHK Fier për regjistrimin e 6 pasurive të tjera me sipërfaqe totale prej rreth 71.7 hektarësh në Zonën Kadastrale nr. 2436, duke u thirrur sërish në të njëjtin vendim të vitit 2008.

 Hetimi ka evidentuar veprimet e ish-drejtorit Ertis Shehu dhe ish-hartografsh Emiljano Ruka sa i përket trajtimit administrativ e kadastral të këtij dokumentacioni.

Pas regjistrimit, një pjesë e këtyre sipërfaqeve dyshohet se janë shitur te të tretë, duke gjeneruar shuma të konsiderueshme monetare.

 Në kuadër të veprimeve hetimore, organet e drejtësisë kanë sekuestruar preventivisht 715.976 euro në llogarinë bankare të shtetasit Ervin Habilaj, si dhe kanë konfiskuar dokumente, pajisje elektronike dhe prova të tjera materiale.

Hetimet po vijojnë për verifikimin e plotë të transaksioneve, gjurmimin e parave të përfituara dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë skemë.

Video

LAJMI I FUNDIT/ Vrasje në Sarandë. Krimi ndodhi pak minuta më parë. Detajet në përditësim

Qytetari e lag me ujë, kryeministri hungarez e merr me sportivitet dhe publikon videon Një episod i pazakontë i ka ndodhur kryeministrit të Hungarisë, Péter Magyar, gjatë vizitës së tij në Szekszárd. Teksa ndodhej mes qytetarëve në festën tradicionale të vjeljes, një person e lagu me ujë. Magyar nuk e dramatizoi incidentin, por e mori me sportivitet dhe vendosi ta publikonte vetë videon në rrjetet sociale. Kryeministri ironizoi edhe autorin e veprimit, duke e quajtur një “luftëtar të rënë të Orbánit”. Ai shtoi se personi nuk pati guximin t’i afrohej dhe ta shikonte në sy.

Belinda Balluku bën “bilancin” e halleve të qytetarëve në Fier: “Vetëm sot janë 431”.

Një skenë e rrallë dhe prekëse është filmuar në brigjet e Gold Coast, Australi. Një balenë humpback qëndroi për orë të tëra pranë këlyshit të saj të lindur të ngordhur, duke e prekur me kokë dhe pendë dhe duke ruajtur kontaktin me të. Studiuesit e cilësojnë si një sjellje jashtëzakonisht të rrallë, që mund të lidhet me reagimin ndaj humbjes, edhe pse shkencëtarët theksojnë se nuk mund të përcaktohet me siguri nëse bëhet fjalë për “zi” në kuptimin njerëzor. Pamjet, të regjistruara në vitin 2025, po i ndihmojnë studiuesit të kuptojnë më mirë lidhjen mes nënës dhe të voglit te balenat dhe mënyrën se si ato reagojnë ndaj vdekjes. E plotë tek linku në komentin e parë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme