Kronika 20 September 2026, 10:10 Nga VNA

Atentat në Sarandë, një i vrarë. Plagoset dhe një kalimtar

Ndaje në Whatsapp
Atentat në Sarandë, një i vrarë. Plagoset dhe një

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur Sarandën në orët e para të mëngjesit të së dielës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Agjencia e Vjetër”, ku një 44-vjeçar është qëlluar me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Artan Myrtaj, 44 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, ai është qëlluar nga dy persona, të cilët dyshohet se lëviznin me një motor dhe mbanin skafandra në kokë, çka ka vështirësuar identifikimin e tyre.

Nga të shtënat raportohet se ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastit, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore.

Pas ngjarjes, në vendin e krimit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia po administron provat në vendngjarje dhe po verifikon kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Video

LAJMI I FUNDIT/ Vrasje në Sarandë. Krimi ndodhi pak minuta më parë. Detajet në përditësim

Qytetari e lag me ujë, kryeministri hungarez e merr me sportivitet dhe publikon videon Një episod i pazakontë i ka ndodhur kryeministrit të Hungarisë, Péter Magyar, gjatë vizitës së tij në Szekszárd. Teksa ndodhej mes qytetarëve në festën tradicionale të vjeljes, një person e lagu me ujë. Magyar nuk e dramatizoi incidentin, por e mori me sportivitet dhe vendosi ta publikonte vetë videon në rrjetet sociale. Kryeministri ironizoi edhe autorin e veprimit, duke e quajtur një “luftëtar të rënë të Orbánit”. Ai shtoi se personi nuk pati guximin t’i afrohej dhe ta shikonte në sy.

Belinda Balluku bën “bilancin” e halleve të qytetarëve në Fier: “Vetëm sot janë 431”.

Një skenë e rrallë dhe prekëse është filmuar në brigjet e Gold Coast, Australi. Një balenë humpback qëndroi për orë të tëra pranë këlyshit të saj të lindur të ngordhur, duke e prekur me kokë dhe pendë dhe duke ruajtur kontaktin me të. Studiuesit e cilësojnë si një sjellje jashtëzakonisht të rrallë, që mund të lidhet me reagimin ndaj humbjes, edhe pse shkencëtarët theksojnë se nuk mund të përcaktohet me siguri nëse bëhet fjalë për “zi” në kuptimin njerëzor. Pamjet, të regjistruara në vitin 2025, po i ndihmojnë studiuesit të kuptojnë më mirë lidhjen mes nënës dhe të voglit te balenat dhe mënyrën se si ato reagojnë ndaj vdekjes. E plotë tek linku në komentin e parë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme