Kronika 20 September 2026, 11:00 Nga VNA

Atentati në Sarandë/ Kush është “Tani i Ruzhdiut”, që u ekzekutua këtë të diel? Përplasja me grupin e Ervis Lamajt

Ndaje në Whatsapp
Atentati në Sarandë/ Kush është “Tani i

Artan Myrtaj sapo ishte liruar nga burgu kur u qëllua për vdekje pranë zonës së njohur si “Agjencia e Vjetër” në Sarandë, mëngjesin e sotëm. Në ngjarje mbeti i plagosur edhe Xhevdet Skëndaj, një kalimtar i rastit.

Myrtaj, 44 vjeç, i njohur me nofkën “Tani i Ruzhdiut”, kishte precedentë të mëparshëm penalë. Ai u arrestua në vitin 2025, pasi dyshohej se ishte përfshirë në ngjarjen e ndodhur më 17 korrik 2025, në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj, nga Kamza.

Nga hetimet rezultoi se autori i dyshuar i plagosjes ishte 44-vjeçari Ramadan Zoto. Ndërsa Artan Myrtaj, Klaus Jacaj dhe Erjon Canaj dyshohej se e kishin ndihmuar Zoton të arratisej pas krimit. Për këtë arsye, ndaj tyre rëndonte akuza e “përkrahjes së autorit të krimit”.

Pikërisht plagosja e dy miqve të Ervis Lamajt, i konsideruar si kreu i një grupi të rrezikshëm kriminal, dyshohet se u bë shkak për nisjen e një sage të përgjakshme hakmarrjeje.

Fillimisht u vra me tritol Isuf Jacaj, babai i Klaus Jacajt. Më pas, tritol iu vendos edhe pronës së Ramadan Zotos. Ky i fundit ndodhet në paraburgim së bashku me Klaus Jacajn, ndërsa Artan Myrtaj sapo ishte liruar nga burgu kur u ekzekutua mëngjesin e sotëm.

Në kërkim, si i dyshuar për përfshirje në plagosjen e Lamajt dhe Hajdarajt, mbetet vetëm Erjon Canaj. Shkak i konfliktit mes palëve dyshohet se janë pronat. Grupi i Ervis Lamajt dyshohet se ka fituar terren në Sarandë dhe se është përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale, përfshirë atentate mafioze dhe zhdukje personash.

Për të hedhur dritë mbi vrasjen e Myrtajt, Policia po heton si pistë kryesore atë të hakmarrjes.

Video

LAJMI I FUNDIT/ Vrasje në Sarandë. Krimi ndodhi pak minuta më parë. Detajet në përditësim

Qytetari e lag me ujë, kryeministri hungarez e merr me sportivitet dhe publikon videon Një episod i pazakontë i ka ndodhur kryeministrit të Hungarisë, Péter Magyar, gjatë vizitës së tij në Szekszárd. Teksa ndodhej mes qytetarëve në festën tradicionale të vjeljes, një person e lagu me ujë. Magyar nuk e dramatizoi incidentin, por e mori me sportivitet dhe vendosi ta publikonte vetë videon në rrjetet sociale. Kryeministri ironizoi edhe autorin e veprimit, duke e quajtur një “luftëtar të rënë të Orbánit”. Ai shtoi se personi nuk pati guximin t’i afrohej dhe ta shikonte në sy.

Belinda Balluku bën “bilancin” e halleve të qytetarëve në Fier: “Vetëm sot janë 431”.

Një skenë e rrallë dhe prekëse është filmuar në brigjet e Gold Coast, Australi. Një balenë humpback qëndroi për orë të tëra pranë këlyshit të saj të lindur të ngordhur, duke e prekur me kokë dhe pendë dhe duke ruajtur kontaktin me të. Studiuesit e cilësojnë si një sjellje jashtëzakonisht të rrallë, që mund të lidhet me reagimin ndaj humbjes, edhe pse shkencëtarët theksojnë se nuk mund të përcaktohet me siguri nëse bëhet fjalë për “zi” në kuptimin njerëzor. Pamjet, të regjistruara në vitin 2025, po i ndihmojnë studiuesit të kuptojnë më mirë lidhjen mes nënës dhe të voglit te balenat dhe mënyrën se si ato reagojnë ndaj vdekjes. E plotë tek linku në komentin e parë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme