Politika 19 September 2026, 13:21 Nga VNA

Propaganda e Sara Milës dhe “besa” e Ramës: Kur qytetari kthehet në dekor për tallje

Ndaje në Whatsapp
Propaganda e Sara Milës dhe “besa” e Ramës: Kur qytetari

“Besa” e kërkuar me ngulm nga kryeministri Edi Rama si metoda më e re e komunikimit politik po kthehet dalëngadalë në një shfaqje ku propaganda kërkon të duket popullore, por shpesh përfundon thjesht qesharake.

Një nga episodet e fundit vjen nga deputetja socialiste Sara Mila, një nga emrat më të komentuar të grupit parlamentar të PS-së, por edhe ndër më të zellshmet për të qenë e pranishme në rrjetet sociale. Gjatë takimeve të kësaj jave me qytetarë të qarkut të Elbasanit, Mila ka publikuar një video ku vendos një bast me një qytetar.

Ajo i premton se do të festojë ditëlindjen me të, ose në të kundërt do t’i bëjë urën që ai kërkon në fshatin e tij. Por këtu nis pjesa më interesante e historisë: ditëlindja e qytetarit kishte kaluar, pasi ai e kishte pasur në muajin gusht.

Pas “humbjes” së bastit, deputetja i premton ndërtimin e urës përpara festimit të ditëlindjes së tij të ardhshme, në gushtin e vitit 2027.

Pra, në logjikën e re të “besës” politike, një urë që duhet të jetë përgjegjësi normale institucionale kthehet në bast, në video, në premtim personal dhe në afat ditëlindjeje. Qytetari nuk merr një përgjigje administrative, merr një skenë. Nuk merr një procedurë, merr një premtim për kamerë.

Ky nuk është episodi i parë ku Sara Mila përpiqet të ndërtojë profilin e deputetes që dëgjon “hallet” e qytetarëve. Disa javë më parë, ajo postoi një video me bllokun e shënimeve të problematikave që pretendonte se kishte mbledhur në terren. Pasi mediat komentuan se blloku dukej bosh, Mila doli në Euronews dhe lexoi problemet e qytetarëve që, sipas saj, i kishte mbajtur shënim.

Në një vend normal, takimet me qytetarët do të shërbenin për të evidentuar probleme, për të ndjekur institucione dhe për të kërkuar zgjidhje. Në versionin shqiptar të “besës”, ato rrezikojnë të kthehen në format televiziv, ku deputeti mban bllok, vendos baste dhe premton ura me kalendar ditëlindjesh.

Në fund, kjo është “besa” në version propagande: qytetari kërkon urë, deputetja vë bast, kamera regjistron dhe problemi lihet për ditëlindjen tjetër. Ura mund të ndërtohet ose jo; rëndësi ka që Sara u duk sikur po bënte punë…

Video

LAJMI I FUNDIT/ Vrasje në Sarandë. Krimi ndodhi pak minuta më parë. Detajet në përditësim

Qytetari e lag me ujë, kryeministri hungarez e merr me sportivitet dhe publikon videon Një episod i pazakontë i ka ndodhur kryeministrit të Hungarisë, Péter Magyar, gjatë vizitës së tij në Szekszárd. Teksa ndodhej mes qytetarëve në festën tradicionale të vjeljes, një person e lagu me ujë. Magyar nuk e dramatizoi incidentin, por e mori me sportivitet dhe vendosi ta publikonte vetë videon në rrjetet sociale. Kryeministri ironizoi edhe autorin e veprimit, duke e quajtur një “luftëtar të rënë të Orbánit”. Ai shtoi se personi nuk pati guximin t’i afrohej dhe ta shikonte në sy.

Belinda Balluku bën “bilancin” e halleve të qytetarëve në Fier: “Vetëm sot janë 431”.

Një skenë e rrallë dhe prekëse është filmuar në brigjet e Gold Coast, Australi. Një balenë humpback qëndroi për orë të tëra pranë këlyshit të saj të lindur të ngordhur, duke e prekur me kokë dhe pendë dhe duke ruajtur kontaktin me të. Studiuesit e cilësojnë si një sjellje jashtëzakonisht të rrallë, që mund të lidhet me reagimin ndaj humbjes, edhe pse shkencëtarët theksojnë se nuk mund të përcaktohet me siguri nëse bëhet fjalë për “zi” në kuptimin njerëzor. Pamjet, të regjistruara në vitin 2025, po i ndihmojnë studiuesit të kuptojnë më mirë lidhjen mes nënës dhe të voglit te balenat dhe mënyrën se si ato reagojnë ndaj vdekjes. E plotë tek linku në komentin e parë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme