Politika 18 September 2026, 22:38 Nga VNA

"Don't disturb", me Dritëro Agollin pas shpine dhe me sekretare për shënime, Balluku bën takime partie në bibliotekën e qytetit

Ndaje në Whatsapp
"Don't disturb", me Dritëro Agollin pas shpine dhe me

"Çdo javë dhe më shumë besim për Praninë Besnike! Me Ramon Kurti ndamë sallën e Bibliotekës “Dritëro Agolli” për të pritur sa më shumë qytetarë sot, në qendër të Fierit."

Me këtë përshkrim, Belinda Balluku ka promovuar sot aksionin e radhës të nismës “Prania Besnike”. Megjithatë, pas kësaj dëgjese të ashtuquajtur publike fshihet një tjetër shpërdorim i hapur i institucioneve publike për qëllime partiake.

Nga leximi te propaganda, zgjedhja e Bibliotekës

“Dritëro Agolli” në Fier për një takim politik është një ironi më vete. Në një ambient ku tabela "DO NOT DISTURB" apo "READING ZONE" kërkon qetësi për studim, Balluku ka ngritur "shtabin" e saj të radhës. Nën vëzhgimin e portretit të Agollit, hapësira e financuar nga taksat e të gjithë qytetarëve kthehet pa asnjë hezitim në një zyrë elektorale për llogari të Rilindjes.

Vilat e fshehura dhe dëgjesat e "përunjura"

Kjo shfaqje e përunjësisë vjen në një kohë kur emri i zëvendëskryeministres është sërish në qendër të vëmendjes për shkak të hetimeve të SPAK-ut. Zbulimi i një tjetër vile të fshehur, që ka çuar në prokurori biznesmenë e futbollistë, krijon një kontrast të fortë me imazhin e zyrtares që "dëgjon hallet e popullit".
Për më tepër, prania e sekretares që mban shënime me bllok e laps pranë një zyrtareje të përfolur për abuzime me tenderat, korrupsion dhe fshehje pasurie, e kthen të gjithë skenën në një fasadë propagandistike. Ajo që reklamohet si "Prani Besnike", mbetet thjesht një përpjekje për të përdorur qytetarët si sfond për fotot e radhës.

Video

Një anije e Rojës Bregdetare kineze përplasi një anije filipinase që po mbështeste peshkatarët në Detin e Kinës Jugore. Sipas autoriteteve të Filipineve, incidenti ndodhi rreth 100 kilometra nga ishulli Palawan, brenda zonës ekonomike ekskluzive të vendit. Manila akuzon anijen kineze se e goditi qëllimisht mjetin filipinas. Nga përplasja pati dëme materiale, por nuk raportohen persona të lënduar. Kina jep një version tjetër, duke thënë se anija filipinase nuk iu bind paralajmërimeve dhe kreu manovra që shkaktuan përplasjen. Ngjarja ka shtuar tensionet mes Kinës dhe Filipineve, të cilat prej vitesh kanë mosmarrëveshje për ujërat dhe territoret në Detin e Kinës Jugore.

Tre persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një shkollë të mesme në Mindanao, në jug të Filipineve. Ngjarja ndodhi pas pushimit të drekës në Shkollën e Mesme Kombëtare Banga. Sipas autoriteteve, autori i dyshuar ishte një nxënës 16-vjeçar, i cili hapi zjarr ndaj nxënësve dhe më pas vrau veten. Mes viktimave janë dy nxënës 14-vjeçarë, ndërsa katër prej të plagosurve raportohet se ndodhen në gjendje kritike.

Një anije e Rojës Bregdetare kineze përplasi një anije filipinase që po mbështeste peshkatarët në Detin e Kinës Jugore. Sipas autoriteteve të Filipineve, incidenti ndodhi rreth 100 kilometra nga ishulli Palawan, brenda zonës ekonomike ekskluzive të vendit. Manila akuzon anijen kineze se e goditi qëllimisht mjetin filipinas. Nga përplasja pati dëme materiale, por nuk raportohen persona të lënduar. Kina jep një version tjetër, duke thënë se anija filipinase nuk iu bind paralajmërimeve dhe kreu manovra që shkaktuan përplasjen. Ngjarja ka shtuar tensionet mes Kinës dhe Filipineve, të cilat prej vitesh kanë mosmarrëveshje për ujërat dhe territoret në Detin e Kinës Jugore.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme