Politika 19 September 2026, 12:00 Nga VNA

Kur Bashkim Fino paralajmëronte pasojat e piramidës së “pagave të kthyer me këmbë përpjetë”

Ndaje në Whatsapp
Kur Bashkim Fino paralajmëronte pasojat e piramidës së

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, i ndjeri Bashkim Fino, ka qenë një nga zërat e parë dhe më kritikë në Kuvend lidhur me prishjen e piramidës së pagave në Shqipëri.

Çështja kryesore që ai ngriti, duke nisur që gjatë debateve për buxhetin në vitin 2018 dhe në vijim, kishte të bënte me anomalinë e krijuar nga rritja e pagave në sistemin e ri të drejtësisë.

Shqetësimi kryesor i ngritur nga Fino ishte përmbysja e hierarkisë së shtetit. Ai e konsideronte të papranueshme që krerët e gjykatave, prokurorët apo anëtarët e institucioneve të vetting-ut të kishin paga dukshëm më të larta se Presidenti i Republikës, i cili është numri një i protokollit dhe hierarkisë shtetërore.

Gjatë debateve në komisione, Fino pati përplasje publike me drejtues të institucioneve të drejtësisë, duke u kujtuar se paguheshin me mbi “4 milionë lekë të vjetra” në muaj dhe përsëri kërkonin shpërblime apo shtesa.

Për të zgjidhur këtë kaos, ai kërkoi zyrtarisht nga qeveria ngritjen e një grupi ndërministror, që të bënte një kategorizim të ri dhe uniform të pagave, me qëllim që asnjë zyrtar në Republikën e Shqipërisë të mos paguhej më shumë se Presidenti.

Amendamenti i propozuar nga Fino parashikonte detyrimin e Kuvendit për miratimin e një ligji të ri për piramidën e pagave.

“Nuk mund të kenë pagë disa fish më të lartë se Presidenti, Kryeministri apo kreu i Kuvendit, se nga ne deputetët nuk flas se do ishte konflikt interesi”, shprehej Bashkim Fino.

Për ta kuptuar më mirë deformimin e këtij koncepti, Fino merrte si shembull festimet ceremoniale për festat e nëntorit.

“Po vijnë festat e nëntorit. Protokolli duhet të ndryshojë. Sipas nivelit të pagave, i pari duhet të rreshtohet kryetari i Gjykatës së Lartë, pastaj të gjykatave të tjera, të jenë ca shkallë bosh, pastaj të vijë Presidenti e të tjerët”, thoshte Fino.

“Brenda 6 muajve të ngrihet një grup ndërministror për të vendosur një kategorizim të ri të pagave”, kërkonte relatori i buxhetit në Komisionin e Ligjeve në vitin 2018.

Për fat, këtij propozimi i erdhi radha pas 9 vjetësh. Kjo sa për të kuptuar se si i identifikon maxhoranca problemet që duan zgjidhje.

Dy ditë më parë, Rama u pa në podin e seancave plenare  duke përshkruar piramidën e pagave me të njëjtat xheste me të cilat dikur Bashkim Fino përshkruante një “piramidë të kthyer me këmbë përpjetë”.

Video

LAJMI I FUNDIT/ Vrasje në Sarandë. Krimi ndodhi pak minuta më parë. Detajet në përditësim

Qytetari e lag me ujë, kryeministri hungarez e merr me sportivitet dhe publikon videon Një episod i pazakontë i ka ndodhur kryeministrit të Hungarisë, Péter Magyar, gjatë vizitës së tij në Szekszárd. Teksa ndodhej mes qytetarëve në festën tradicionale të vjeljes, një person e lagu me ujë. Magyar nuk e dramatizoi incidentin, por e mori me sportivitet dhe vendosi ta publikonte vetë videon në rrjetet sociale. Kryeministri ironizoi edhe autorin e veprimit, duke e quajtur një “luftëtar të rënë të Orbánit”. Ai shtoi se personi nuk pati guximin t’i afrohej dhe ta shikonte në sy.

Belinda Balluku bën “bilancin” e halleve të qytetarëve në Fier: “Vetëm sot janë 431”.

Një skenë e rrallë dhe prekëse është filmuar në brigjet e Gold Coast, Australi. Një balenë humpback qëndroi për orë të tëra pranë këlyshit të saj të lindur të ngordhur, duke e prekur me kokë dhe pendë dhe duke ruajtur kontaktin me të. Studiuesit e cilësojnë si një sjellje jashtëzakonisht të rrallë, që mund të lidhet me reagimin ndaj humbjes, edhe pse shkencëtarët theksojnë se nuk mund të përcaktohet me siguri nëse bëhet fjalë për “zi” në kuptimin njerëzor. Pamjet, të regjistruara në vitin 2025, po i ndihmojnë studiuesit të kuptojnë më mirë lidhjen mes nënës dhe të voglit te balenat dhe mënyrën se si ato reagojnë ndaj vdekjes. E plotë tek linku në komentin e parë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme