Politika 19 September 2026, 09:00 Nga VNA

Braçe nuk e fsheh më padurimin për Tiranën: Kandidati i PS-së nuk mund të shpallet më si urdhër nga Kryesia

Ndaje në Whatsapp
Braçe nuk e fsheh më padurimin për Tiranën: Kandidati i

Erion Braçe nuk e fsheh më as ambicien, as padurimin për të hyrë në garën për Bashkinë e Tiranës. Në një intervistë në A2 CNN, deputeti socialist foli hapur për mënyrën se si Partia Socialiste duhet të zgjedhë kandidatin për kryeqytetin, duke kërkuar një garë reale brenda partisë dhe jo një vendim të marrë nga lart.

Braçe tha se PS duhet të hapë një proces ku të ftohen socialistë, simpatizantë dhe çdo i majtë që mund të ketë qenë kritik ndaj partisë, për të votuar dhe për të zgjedhur kandidatin më të mirë. Sipas tij, kandidati mund të jetë deputet, politikan, qytetar i angazhuar apo thjesht një i majtë.

Por mesazhi kryesor ishte i qartë: kandidati i PS-së për Tiranën nuk mund të shpallet më thjesht me një njoftim nga Kryesia, pa garë dhe pa pyetur bazën e partisë.

“Unë nuk mund të pranoj më që kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës të jetë një njoftim, një njoftim atje që ngjitet te muri i kryesisë dhe thuhet ky do jetë. Nuk shkon më kjo”, u shpreh Braçe, duke shtuar se pa i pyetur njerëzit, PS rrezikon t’i humbasë pikërisht ditën e zgjedhjeve.

I pyetur nëse ka mbështetjen e kryeministrit Edi Rama për një kandidim të mundshëm, Braçe nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por e la topin në fushën e Ramës.

“Pyesni atë. Unë s’e kam marrë përsipër ta pyes. S’kemi bërë këtë bisedë akoma”, tha ai.

Në fakt, Braçe zgjodhi të mos fliste si dikush që pret bekimin politik, por si dikush që kujton se edhe brenda PS-së ekziston e drejta për t’u zgjedhur, jo vetëm për të zgjedhur. Ai iu referua Kushtetutës dhe rregullave të brendshme të partisë, duke thënë se funksionimi “me një këmbë” i bën dëm PS-së dhe demokracisë së brendshme.

“Individët brenda PS-së nuk operojnë me një sens, pra që vetëm zgjedhin, por edhe zgjidhen. I kemi të dyja, edhe të drejtën për të zgjedhur, edhe për t’u zgjedhur. Ky funksionimi me një këmbë i bën dëm partisë, i bën dëm demokracisë së brendshme të partisë. Nuk më bën dëm mua fare, i bën dëm partisë”, tha Braçe.

Duke e vendosur Tiranën në qendër të intervistës, Braçe foli edhe për nevojën e decentralizimit dhe kalimit të disa funksioneve nga qeveria qendrore te pushteti vendor. Ai përmendi arsimin, shëndetësinë dhe sidomos legalizimet si fusha që, sipas tij, mund të menaxhohen më mirë nga bashkia.

Sipas Braçes, në Tiranë kanë mbetur ende rreth 50 mijë ndërtesa pa legalizuar dhe ky proces duhet t’u kalojë bashkive sa më parë.

“Bashkia e Tiranës mund ta bëjë më lehtë edhe shumë më shpejt sesa kadastra këtë punë. Për më tepër që në koncept nuk shkon. Kadastra nuk duhet të jetë ajo që jep titull pronësie. Kadastra duhet të jetë thjesht banka që administron titujt e pronësisë”, u shpreh ai.

Intervista e Braçes, në thelb, ishte më shumë se një reflektim për demokracinë e brendshme në PS. Ishte një sinjal i qartë politik se gara për Tiranën ka nisur, edhe pse ende nuk është shpallur zyrtarisht. Dhe këtë herë, Braçe duket se nuk do të presë që emri i kandidatit të vijë si njoftim nga Kryesia.

Video

Një anije e Rojës Bregdetare kineze përplasi një anije filipinase që po mbështeste peshkatarët në Detin e Kinës Jugore. Sipas autoriteteve të Filipineve, incidenti ndodhi rreth 100 kilometra nga ishulli Palawan, brenda zonës ekonomike ekskluzive të vendit. Manila akuzon anijen kineze se e goditi qëllimisht mjetin filipinas. Nga përplasja pati dëme materiale, por nuk raportohen persona të lënduar. Kina jep një version tjetër, duke thënë se anija filipinase nuk iu bind paralajmërimeve dhe kreu manovra që shkaktuan përplasjen. Ngjarja ka shtuar tensionet mes Kinës dhe Filipineve, të cilat prej vitesh kanë mosmarrëveshje për ujërat dhe territoret në Detin e Kinës Jugore.

Tre persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një shkollë të mesme në Mindanao, në jug të Filipineve. Ngjarja ndodhi pas pushimit të drekës në Shkollën e Mesme Kombëtare Banga. Sipas autoriteteve, autori i dyshuar ishte një nxënës 16-vjeçar, i cili hapi zjarr ndaj nxënësve dhe më pas vrau veten. Mes viktimave janë dy nxënës 14-vjeçarë, ndërsa katër prej të plagosurve raportohet se ndodhen në gjendje kritike.

Një anije e Rojës Bregdetare kineze përplasi një anije filipinase që po mbështeste peshkatarët në Detin e Kinës Jugore. Sipas autoriteteve të Filipineve, incidenti ndodhi rreth 100 kilometra nga ishulli Palawan, brenda zonës ekonomike ekskluzive të vendit. Manila akuzon anijen kineze se e goditi qëllimisht mjetin filipinas. Nga përplasja pati dëme materiale, por nuk raportohen persona të lënduar. Kina jep një version tjetër, duke thënë se anija filipinase nuk iu bind paralajmërimeve dhe kreu manovra që shkaktuan përplasjen. Ngjarja ka shtuar tensionet mes Kinës dhe Filipineve, të cilat prej vitesh kanë mosmarrëveshje për ujërat dhe territoret në Detin e Kinës Jugore.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme