Politika 19 September 2026, 07:53 Nga VNA

Instituti për Bashkitë: Reforma, nevojitet riorganizim i plotë i pushtetit vendor

Ndaje në Whatsapp
Instituti për Bashkitë: Reforma, nevojitet riorganizim i plotë i

Reforma e re Territoriale duhet të shoqërohet me një riorganizim të plotë administrativ, financiar dhe zgjedhor të pushtetit vendor sugjeron Instituti për Bashkitë e Shqipërisë në raportin “Qeverisja Vendore në Shqipëri 2025”.

Studimi vlerëson se struktura aktuale e qeverisjes vendore në Shqipëri është relativisht e përqendruar. Me 61 bashki, vendi ka mesatarisht rreth 39 mijë banorë për njësi vendore, më shumë se mesatarja prej rreth 34 mijë banorësh në Ballkanin Perëndimor dhe rreth 22,455 banorë për bashki në Bashkimin Europian.

Sipas Institutit një nga problemet që reforma e re duhet të adresojë është organizimi i brendshëm i bashkive. Megjithëse ish-komunat nuk ekzistojnë më si njësi të qeverisjes vendore, në territor vazhdojnë të funksionojnë 312 njësi administrative me kufijtë e mëparshëm.

Bashkitë janë konsoliduar në nivel politik dhe financiar, ndërsa administrimi në territor mbetet ende i fragmentuar.

Për këtë arsye, Instituti rekomandon riorganizimin funksional të njësive administrative, krahas digjitalizimit të shërbimeve dhe forcimit të mekanizmave të demokracisë lokale. Synimi është që konsolidimi i bashkive të mos shoqërohet me largimin e qytetarëve nga shërbimet dhe vendimmarrja, veçanërisht në zonat rurale.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm që sugjerohet është kalimi drejt decentralizimit asimetrik.

Sipas Institutit për Bashkitë, nuk është efikase që të gjitha bashkitë të kenë të njëjtin model kompetencash, pasi ato ndryshojnë ndjeshëm për nga popullsia, burimet financiare dhe potenciali ekonomik.

Bashki të mëdha si Tirana, Durrësi apo Fieri kanë mundësi shumë më të mëdha se bashkitë e vogla rurale ose ato që po përballen me tkurrje demografike.

Instituti argumenton gjithashtu se kompetencat e dhëna bashkive duhet të shoqërohen me financim të plotë.

Transferimi i funksioneve pas reformës së vitit 2015, sipas raportit, nuk është mbështetur gjithmonë me burime të mjaftueshme financiare, njerëzore dhe teknike. Për këtë arsye, funksionet e transferuara duhet të trajtohen si funksione të plota të bashkive dhe financimi i tyre të integrohet në buxhetet vendore. Monitor.al

 

 

 

Lexo gjithashtu

Video

Një anije e Rojës Bregdetare kineze përplasi një anije filipinase që po mbështeste peshkatarët në Detin e Kinës Jugore. Sipas autoriteteve të Filipineve, incidenti ndodhi rreth 100 kilometra nga ishulli Palawan, brenda zonës ekonomike ekskluzive të vendit. Manila akuzon anijen kineze se e goditi qëllimisht mjetin filipinas. Nga përplasja pati dëme materiale, por nuk raportohen persona të lënduar. Kina jep një version tjetër, duke thënë se anija filipinase nuk iu bind paralajmërimeve dhe kreu manovra që shkaktuan përplasjen. Ngjarja ka shtuar tensionet mes Kinës dhe Filipineve, të cilat prej vitesh kanë mosmarrëveshje për ujërat dhe territoret në Detin e Kinës Jugore.

Tre persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një shkollë të mesme në Mindanao, në jug të Filipineve. Ngjarja ndodhi pas pushimit të drekës në Shkollën e Mesme Kombëtare Banga. Sipas autoriteteve, autori i dyshuar ishte një nxënës 16-vjeçar, i cili hapi zjarr ndaj nxënësve dhe më pas vrau veten. Mes viktimave janë dy nxënës 14-vjeçarë, ndërsa katër prej të plagosurve raportohet se ndodhen në gjendje kritike.

Një anije e Rojës Bregdetare kineze përplasi një anije filipinase që po mbështeste peshkatarët në Detin e Kinës Jugore. Sipas autoriteteve të Filipineve, incidenti ndodhi rreth 100 kilometra nga ishulli Palawan, brenda zonës ekonomike ekskluzive të vendit. Manila akuzon anijen kineze se e goditi qëllimisht mjetin filipinas. Nga përplasja pati dëme materiale, por nuk raportohen persona të lënduar. Kina jep një version tjetër, duke thënë se anija filipinase nuk iu bind paralajmërimeve dhe kreu manovra që shkaktuan përplasjen. Ngjarja ka shtuar tensionet mes Kinës dhe Filipineve, të cilat prej vitesh kanë mosmarrëveshje për ujërat dhe territoret në Detin e Kinës Jugore.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme