Politika 19 September 2026, 12:40 Nga VNA

Ndodh edhe në Shqipëri: Zyrtari jep dorëheqjen pas kritikave dhe talljeve në rrjet për manekinin e Çerçiz Topullit

Ndaje në Whatsapp
Ndodh edhe në Shqipëri: Zyrtari jep dorëheqjen pas kritikave dhe

Florian Hysi nuk do të jetë më në krye të Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër. Ai ka vendosur të largohet nga detyra pas reagimeve të shumta publike dhe komenteve në rrjet lidhur me mënyrën se si u prezantuan veshjet e heroit kombëtar Çerçiz Topulli në Muzeun e Kalasë.

Shkak për debatin u bë manekini i përdorur për ekspozimin e veshjeve, veçanërisht portreti i vendosur mbi të, i cili u konsiderua i papërshtatshëm për një figurë të rëndësishme të historisë shqiptare. Pas kritikave, portreti është hequr dhe veshjet janë vendosur në një manekin pa fytyrë.

Hysi ia ka dorëzuar dorëheqjen kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi, duke marrë përsipër përgjegjësinë për mënyrën se si ishte realizuar ekspozimi.

Në deklaratën e largimit nga detyra, ai thotë se vendimi është marrë për shkak të përgjegjësisë që duhet të mbajë çdo drejtues për vendimet dhe gabimet e mundshme gjatë ushtrimit të funksionit.

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua dhe marr të gjithë përgjegjësinë përsipër”, shprehet Hysi.

Ai falënderon Bashkinë e Gjirokastrës, kolegët dhe punonjësit e Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore, ndërsa thekson se gjatë periudhës në detyrë janë realizuar disa punë në fushën e muzeve dhe trashëgimisë.

“Dorëheqja ime nuk është dorëzim nga ajo që besoj. Është një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin”, shkruan ai.

Në fund të deklaratës, Hysi shprehet se do të vijojë të mbështesë Gjirokastrën dhe trashëgiminë e saj kulturore, ndërsa e mbyll me mesazhin:

“Ne u përpoqëm, atë që u konsiderua gabim e korrigjuam dhe punën do ta lëmë të flasë vetë”.

Video

LAJMI I FUNDIT/ Vrasje në Sarandë. Krimi ndodhi pak minuta më parë. Detajet në përditësim

Qytetari e lag me ujë, kryeministri hungarez e merr me sportivitet dhe publikon videon Një episod i pazakontë i ka ndodhur kryeministrit të Hungarisë, Péter Magyar, gjatë vizitës së tij në Szekszárd. Teksa ndodhej mes qytetarëve në festën tradicionale të vjeljes, një person e lagu me ujë. Magyar nuk e dramatizoi incidentin, por e mori me sportivitet dhe vendosi ta publikonte vetë videon në rrjetet sociale. Kryeministri ironizoi edhe autorin e veprimit, duke e quajtur një “luftëtar të rënë të Orbánit”. Ai shtoi se personi nuk pati guximin t’i afrohej dhe ta shikonte në sy.

Belinda Balluku bën “bilancin” e halleve të qytetarëve në Fier: “Vetëm sot janë 431”.

Një skenë e rrallë dhe prekëse është filmuar në brigjet e Gold Coast, Australi. Një balenë humpback qëndroi për orë të tëra pranë këlyshit të saj të lindur të ngordhur, duke e prekur me kokë dhe pendë dhe duke ruajtur kontaktin me të. Studiuesit e cilësojnë si një sjellje jashtëzakonisht të rrallë, që mund të lidhet me reagimin ndaj humbjes, edhe pse shkencëtarët theksojnë se nuk mund të përcaktohet me siguri nëse bëhet fjalë për “zi” në kuptimin njerëzor. Pamjet, të regjistruara në vitin 2025, po i ndihmojnë studiuesit të kuptojnë më mirë lidhjen mes nënës dhe të voglit te balenat dhe mënyrën se si ato reagojnë ndaj vdekjes. E plotë tek linku në komentin e parë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme