Politika 1 October 2026, 13:30 Nga VNA

Rama pritet me protestë nga studentët në QSUT, policia shoqëron dy persona

Ndaje në Whatsapp

Rama pritet me protestë nga studentët në QSUT, policia

Kryeministri Edi Rama është pritur me protestë nga studentë dhe aktivistë gjatë vizitës së tij në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Rama ndodhej në QSUT për inaugurimin e shërbimit të ri të Kardiokirurgjisë, ndërsa një grup protestuesish u mblodh në ambientet e qendrës spitalore duke lëshuar thirrje kundër tij, mes të cilave “Arrestoni Ramën”.

Gjatë protestës ndërhyri Policia, ndërsa sipas informacioneve paraprake, një aktivist dhe një student u shoqëruan në komisariat. Mes personave të shoqëruar raportohet se ishte edhe aktivisti Markeljan Vatnikaj.

Ndërkohë, studentët kanë paralajmëruar zhvillimin e një proteste tjetër më 13 tetor përpara Ministrisë së Arsimit.

Video

Një vizitor i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në një treg fermerësh në Aspen, SHBA. Një ari i uritur është futur mes tezgave dhe, pa u trembur nga njerëzit, është ndalur te produktet e furrës. Ariu ka marrë bukë direkt nga tavolina e një tregtari dhe ka nisur ta hajë.

Belinda Balluku me vilë dhe në Itali?

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Bangkok të Tajlandës, ku një makinë elektrike ka hyrë me shpejtësi brenda Tempullit Guanyin, në zonën Chinatown. Sipas raportimeve, drejtuesi i moshuar humbi ndjenjat ndërsa ishte në timon, duke humbur kontrollin e automjetit. Makina përshpejtoi papritur dhe u përplas brenda tempullit. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur, dy prej tyre rëndë. Ndërtesa pësoi dëmtime, ndërsa statuja kryesore e tempullit nuk u prek.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme