Politika 1 October 2026, 12:54 Nga VNA

Debate tek Ligjet për parandalimin e pastrimit të parave/ Strazimiri-Manjës: Ke dy vite kohë, por po e kalon për 20 minuta

Ndaje në Whatsapp
Debate tek Ligjet për parandalimin e pastrimit të parave/

Prezantimi i projektligjit “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” ka shkaktuar debate në Komisionin për Çështjet Ligjore, ku kryetari i komisionit, Ulsi Manja, dhe deputeti demokrat Gent Strazimiri u përplasën për mënyrën dhe shpejtësinë e shqyrtimit të nismës.

Manja kërkoi vijimin e procedurës, duke argumentuar se mbledhja e komisionit ishte e nevojshme për respektimin e kalendarit parlamentar. Ai sqaroi se Komisioni i Ligjeve është komision për dhënie mendimi dhe duhet ta shqyrtojë projektligjin nga pikëpamja e përputhshmërisë me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor, ndërsa përgjegjës për nismën është Komisioni i Ekonomisë.

Kreu i Komisionit të Ligjeve e lidhi nevojën për përshpejtimin e procedurës edhe me procesin e integrimit europian, duke iu referuar relacionit të projektligjit, sipas të cilit nisma synon përafrimin e plotë me legjislacionin e Bashkimit Europian në fushën e parandalimit të pastrimit të parave.

“Sa më shpejt ta miratojmë këtë ligj, aq më shpejt mbyllen portat”, u shpreh Manja, ndërsa argumentoi se në projektligje të tilla komisioni nuk mund të ndërhyjë në përmbajtje në mënyrë që të mos prishet ekuilibri i tyre.

Strazimiri kundërshtoi mënyrën e përshpejtuar të shqyrtimit të nismës, duke kërkuar më shumë kohë për analizimin e saj. Deputeti demokrat ironizoi procedurën, duke iu referuar edhe debatit për pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“Jeni që jeni, keni Ulsiun me këtë mendje, futini këtu te ky ligji edhe një listë pagash, siç e kanë bërë në Kushtetutë për prokurorët dhe gjykatësit, se jua kalon Ulsiu sot. Vendoseni sa të doni shifrën”, deklaroi Strazimiri.

Sipas tij, nuk kishte arsye që projektligji të kalonte me kaq shpejtësi, pasi dispozitat e tij nuk parashikohet të hyjnë menjëherë në fuqi. Strazimiri kërkoi që nisma të shqyrtohej me më shumë përpikëri dhe të rikthehej për diskutim pas një muaji.

“Kemi dy vite kohë për ta parë”, iu përgjigj Manja.

“Ke dy vite kohë, more Ulsi, por po e kalon për 20 minuta”, replikoi Strazimiri, duke paralajmëruar se një shqyrtim i nxituar mund të sjellë pasoja që, sipas tij, deputetët nuk i kanë analizuar sa duhet.

Në vijim të debatit, Manja tha se shqetësimi i tij lidhej edhe me respektimin e procedurave dhe paraqitjen e nismës në seancën plenare nga kryetari i Kuvendit.

Përplasja u mbyll me kërkesën e Manjës për t'iu rikthyer rendit të ditës.

“Z. Strazimiri, të lutem, vazhdojmë me rendin e ditës, mos e pengo integrimin”, deklaroi kreu i Komisionit të Ligjeve.

Video

Një vizitor i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në një treg fermerësh në Aspen, SHBA. Një ari i uritur është futur mes tezgave dhe, pa u trembur nga njerëzit, është ndalur te produktet e furrës. Ariu ka marrë bukë direkt nga tavolina e një tregtari dhe ka nisur ta hajë.

Belinda Balluku me vilë dhe në Itali?

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Bangkok të Tajlandës, ku një makinë elektrike ka hyrë me shpejtësi brenda Tempullit Guanyin, në zonën Chinatown. Sipas raportimeve, drejtuesi i moshuar humbi ndjenjat ndërsa ishte në timon, duke humbur kontrollin e automjetit. Makina përshpejtoi papritur dhe u përplas brenda tempullit. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur, dy prej tyre rëndë. Ndërtesa pësoi dëmtime, ndërsa statuja kryesore e tempullit nuk u prek.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme