Politika 30 September 2026, 12:03 Nga VNA

Meraku i ri i Damian Gjiknurit për pasuritë e sekuestruara: Duhen garanci për porositësit dhe të tretët

Ndaje në Whatsapp

Gjatë diskutimeve të zhvilluara në komision mbi ndryshimet e propozuara ligjore per menaxhimin e pasurive te sekuestruara, deputeti Damian Gjiknuri, ne menyre te perseritur, ka ngritur shqetësime lidhur me procedurat e ndjekura dhe pasojat e mundshme që këto ndryshime mund të sjellin për palët e treta. 

Gjiknuri u shpreh se mënyra e konceptuar e hapave dhe veprimeve përbën një pikë me rrezikshmëri, veçanërisht sa i përket dëmtimit të interesave të palëve të treta. 

"Nga se si e keni menduar më duket si një hap veprimesh... po marr një lloj rasti hipotetik, sepse kjo do të thotë që e vetmja rrugë hipotetike dhe nevoja që ju keni sjellë ndryshimet ligjore është... Për mua kjo është gjëja më e re dhe më e rrezikshme. Sepse palët e treta këtu mund të dëmtohen," deklaroi Gjiknuri gjatë fjalës së tij.

Ai vijoi duke sjellë në vëmendje komplikimet që mund të lindin në realizimin dhe përfundimin e objekteve për shkak të mosmarrëveshjeve ligjore apo masave provizore nga gjykatat: 

"Pra unë si porositës... objekti s'do të përfundojë për shkak të konflikteve të mundshme që mund të lindin nga palët e treta. Si garantohen ato? Sepse dhe pa përfunduar konfliktet ka palë të treta prej meje që mund të merren masa provizore nga gjykata... të veprohej me një zi të tillë," theksoi ai. 

Në përmbyllje të ndërhyrjes së tij, deputeti kërkoi sqarime më të detajuara dhe një përshkrim të qartë të të gjithë procesit ligjor e funksional (business process): 

"Për të shpronësuar... shërbimet apo punët civile apo shërbimet e objekteve të tjera, do të ishte fantastike. Më shumë do të doja një kështu, një lloj përshkrimi, pra description, atë që quhet business process, pra si do të shkojë ky proces. Pra, sa është e përgjegjshme dhe si adresohet ky ligj dhe si adresohet..." u shpreh Gjiknuri. 

Video

Revoltë në burgun “Don Bosco” të Pizës. Tensionet shpërthyen pasi disa dhjetëra të dënuar pretendojnë se zbuluan mikrokamera dhe pajisje elektronike të fshehura në qeli. Ngjarja mori vëmendje të madhe pasi u transmetua LIVE nga brenda burgut në faqen e Kozakut në TikTok, ku një i dënuar shqiptar denoncoi situatën dhe tregoi pamje nga revolta. Për disa orë një repart mbeti nën kontrollin e të burgosurve, ndërsa jashtë u mobilizuan policia, karabinierët dhe policia penitenciare. Situata raportohet se është vendosur nën kontroll, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e vendosjes së pajisjeve dhe nëse ato ishin pjesë e një procedure hetimore të autorizuar.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet në ish-qendrën e paraburgimit të Degës 215 të Inteligjencës Ushtarake Siriane në Damask, e njohur për mbajtjen e të burgosurve politikë dhe kundërshtarëve të qeverisë së Bashar al-Assad. Objekti është lidhur prej vitesh me akuza për tortura, keqtrajtim dhe zhdukje të detyruara të të ndaluarve. Brenda qelive vazhdojnë të jenë të dukshme shkrime në gjuhën arabe dhe ruse, të lëna në muret e ambienteve të paraburgimit.

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën dhe 58 të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror të ushtrisë mbi një treg në qytetin Kyauktaw, në shtetin Rakhine të Mianmarit. Ekipet e ndihmës paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi disa trupa dyshohet se janë shkrumbuar nga zjarret e shkaktuara pas bombardimit. Sulmi konsiderohet ndër më vdekjeprurësit e kohëve të fundit në luftën civile të vendit. OKB-ja deklaroi se dhuna e vazhdueshme në Rakhine nuk krijon kushtet për kthimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të refugjatëve dhe personave të zhvendosur, përfshirë Rohingya-t. Sipas të dhënave të OKB-së, afro gjysmë milioni njerëz jetojnë të zhvendosur në Rakhine si pasojë e konfliktit.

Një ngjarje sa e pazakontë, aq edhe komike, është regjistruar në një komisariat policie në Florianópolis të Brazilit. Një i arrestuar, i ndaluar nën dyshimet për dhunë në familje, arriti të kalonte përmes hapësirës së qelisë që përdorej për dhënien e ushqimit. Pasi doli, ai nuk harroi as këpucët: i mori dhe u largua nga komisariati sikur të kishte përfunduar procedurat normalisht. “Liria” megjithatë zgjati pak. Policia e kapi sërish të arratisurin, ndërsa qelia u mbyll për modifikime sigurie, me sa duket për t’u siguruar që “sporteli i ushqimit” të mos shërbejë më edhe si derë daljeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme