Politika 29 September 2026, 17:02 Nga VNA

Kushtetuesja rrëzoi PD-në për Avokatin e Popullit, Bardhi shpërthen në akuza: Deformoi faktet

Ndaje në Whatsapp

ghfgbf.jpg

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën e 44 deputetëve demokratë lidhur me procedurën e zgjedhjes së Endri Shabanit si Avokat i Popullit.

Bardhi kundërshtoi arsyetimin e Gjykatës, duke e akuzuar atë se ka deformuar faktet për momentin kur deputetët demokratë tërhoqën mbështetjen për kandidaturat.

Sipas tij, Grupi Parlamentar i PD-së e kishte tërhequr mbështetjen më 5 dhjetor 2025, ndërsa Komisioni i Ligjeve i verifikoi kandidaturat dhe i kaloi ato për votim në seancë plenare më 9 dhjetor.

Bardhi pretendon se kjo kronologji bie ndesh me argumentimin e Kushtetueses, sipas së cilës tërheqja e mbështetjes kishte ndodhur pasi procedura kishte kaluar fazën e verifikimit në Komisionin e Ligjeve.

Deputeti demokrat deklaroi se PD-ja do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese si të detyrueshëm për zbatim, por kundërshtoi ashpër arsyetimin e përdorur prej saj.

Ai kritikoi gjithashtu vendimin që çështja të mos shqyrtohej në një seancë plenare publike, duke pretenduar se kjo shmangu transparencën mbi rrethanat e çështjes.

Gjykata Kushtetuese vendosi këtë të martë të rrëzojë kërkesën e deputetëve të PD-së për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Pas vendimit reagoi edhe Endri Shabani, i cili deklaroi se e respekton vendimmarrjen dhe se institucioni do të vijojë punën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Video

Donald Trump është bërë sërish viral në rrjetet sociale, pasi gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale u shfaq me sytë e mbyllur dhe kokën të ulur, duke krijuar përshtypjen se po dremiste. Momenti ndodhi teksa zyrtarë të tjerë po flisnin gjatë prezantimit të një projekti prej 15 miliardë dollarësh për ndërtimin e një fabrike çeliku në Iowa. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa kritikët e Trumpit nisën ta ironizojnë. Edhe Hunter Biden reagoi në X me pyetjen: “Kush është ‘i përgjumur’?” Shtëpia e Bardhë i ka mohuar pretendimet se presidenti po flinte.

Donald Trump është bërë sërish viral në rrjetet sociale, pasi gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale u shfaq me sytë e mbyllur dhe kokën të ulur, duke krijuar përshtypjen se po dremiste. Momenti ndodhi teksa zyrtarë të tjerë po flisnin gjatë prezantimit të një projekti prej 15 miliardë dollarësh për ndërtimin e një fabrike çeliku në Iowa. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa kritikët e Trumpit nisën ta ironizojnë. Edhe Hunter Biden reagoi në X me pyetjen: “Kush është ‘i përgjumur’?” Shtëpia e Bardhë i ka mohuar pretendimet se presidenti po flinte.

Një ekip i TVP Info në Poloni ka filmuar momentin kur një makinë përplasi një 14-vjeçare që lëvizte me skuter elektrik në qytetin Kościerzyna. Gazetari ndodhej në zonë duke raportuar për një tjetër aksident tragjik, ku më herët kishte humbur jetën një 3-vjeçar, kur kamerat regjistruan përplasjen. Fatmirësisht, 14-vjeçarja pësoi vetëm lëndime të lehta dhe nuk pati nevojë për shtrim në spital. Hetimet për aksidentin vijojnë.

Pamje që kanë shkaktuar reagime vijnë nga Vénissieux, Francë, ku policia ndërhyri me forcë ndaj nxënësve që protestonin pranë gjimnazit Jacques-Brel. Në një nga videot, një efektiv shihet duke e kapur me forcë për flokësh një të re gjatë ndalimit, një mënyrë ndërhyrjeje që ka ngritur pikëpyetje dhe kritika për proporcionalitetin e forcës së përdorur ndaj protestuesve të rinj. Nxënësit protestuan në kuadër të një mobilizimi më të gjerë në Francë, duke kundërshtuar mbipopullimin e klasave, mungesën e mësuesve dhe kushtet në sistemin arsimor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme