Bota 29 September 2026, 21:17 Nga VNA

Kalifornia njeh Ramazanin dhe Bajramet me ligj, Newsom firmos projektligjin

Ndaje në Whatsapp
Kalifornia njeh Ramazanin dhe Bajramet me ligj, Newsom firmos projektligjin

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka nënshkruar ligjin AB 2017, i cili njeh zyrtarisht në legjislacionin e shtetit festat islame të Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit.

Vendimi është përshëndetur nga dega e Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islame në Kaliforni, e cila e ka cilësuar miratimin e ligjit si një hap që synon të lehtësojë pjesëmarrjen e myslimanëve në festat kryesore fetare pa u përballur me pengesa në shkollë apo në vendin e punës.

Projektligji u hartua nga deputeti Matt Haney dhe u bashkëmbështet nga CAIR-CA, Komisioni i Kalifornisë për Çështjet e Amerikanëve Aziatiko-Paqësorë dhe Muslim Impact Council.

Sipas ligjit, punonjësit e shtetit dhe të shkollave mund të përdorin ditët ekzistuese të pushimit personal ose lejen për të kremtuar Bajramin. Ndërkohë, shkollat fillore dhe të mesme, si dhe kolegjet komunitare, mund të mbyllen gjatë festës, nëse kjo përcaktohet përmes marrëveshjeve të negociuara në nivel lokal.

Nisma synon të adresojë një problem të përsëritur për komunitetin mysliman në Kaliforni, ku jetojnë më shumë se një milion myslimanë, sipas CAIR-CA. Deri tani, mungesa e njohjes së këtyre festave në nivel shtetëror ka bërë që nxënës, studentë dhe punonjës të kërkojnë leje ose të mungojnë në shkollë e punë për të marrë pjesë në ceremonitë fetare.

Drejtori ekzekutiv i CAIR-CA, Hussam Ayloush, tha se për vite me radhë myslimanët në Kaliforni janë përballur me zgjedhjen mes respektimit të festave të rëndësishme fetare dhe detyrimeve të tyre akademike apo profesionale.

Sipas Ayloush, ligji synon të heqë këto pengesa dhe të përshtasë politikat shtetërore me parimet e përfshirjes, barazisë dhe respektimit të diversitetit kulturor.

Miratimi i ligjit vjen gjithashtu në një periudhë kur CAIR ka raportuar rritje të incidenteve që kanë prekur xhamitë dhe qendrat islame në SHBA. Sipas organizatës, incidentet e raportuara nga maji deri në korrik 2026 u rritën me 183% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

AB 2017 u miratua përfundimisht nga legjislatura e Kalifornisë në fund të gushtit dhe iu dërgua guvernatorit për firmë. Newsom e nënshkroi ligjin më 28 shtator 2026.

Video

Donald Trump është bërë sërish viral në rrjetet sociale, pasi gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale u shfaq me sytë e mbyllur dhe kokën të ulur, duke krijuar përshtypjen se po dremiste. Momenti ndodhi teksa zyrtarë të tjerë po flisnin gjatë prezantimit të një projekti prej 15 miliardë dollarësh për ndërtimin e një fabrike çeliku në Iowa. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa kritikët e Trumpit nisën ta ironizojnë. Edhe Hunter Biden reagoi në X me pyetjen: “Kush është ‘i përgjumur’?” Shtëpia e Bardhë i ka mohuar pretendimet se presidenti po flinte.

Donald Trump është bërë sërish viral në rrjetet sociale, pasi gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale u shfaq me sytë e mbyllur dhe kokën të ulur, duke krijuar përshtypjen se po dremiste. Momenti ndodhi teksa zyrtarë të tjerë po flisnin gjatë prezantimit të një projekti prej 15 miliardë dollarësh për ndërtimin e një fabrike çeliku në Iowa. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa kritikët e Trumpit nisën ta ironizojnë. Edhe Hunter Biden reagoi në X me pyetjen: “Kush është ‘i përgjumur’?” Shtëpia e Bardhë i ka mohuar pretendimet se presidenti po flinte.

Një ekip i TVP Info në Poloni ka filmuar momentin kur një makinë përplasi një 14-vjeçare që lëvizte me skuter elektrik në qytetin Kościerzyna. Gazetari ndodhej në zonë duke raportuar për një tjetër aksident tragjik, ku më herët kishte humbur jetën një 3-vjeçar, kur kamerat regjistruan përplasjen. Fatmirësisht, 14-vjeçarja pësoi vetëm lëndime të lehta dhe nuk pati nevojë për shtrim në spital. Hetimet për aksidentin vijojnë.

Pamje që kanë shkaktuar reagime vijnë nga Vénissieux, Francë, ku policia ndërhyri me forcë ndaj nxënësve që protestonin pranë gjimnazit Jacques-Brel. Në një nga videot, një efektiv shihet duke e kapur me forcë për flokësh një të re gjatë ndalimit, një mënyrë ndërhyrjeje që ka ngritur pikëpyetje dhe kritika për proporcionalitetin e forcës së përdorur ndaj protestuesve të rinj. Nxënësit protestuan në kuadër të një mobilizimi më të gjerë në Francë, duke kundërshtuar mbipopullimin e klasave, mungesën e mësuesve dhe kushtet në sistemin arsimor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme