Kuqezinjtë kanë marrë fitoren e dytë radhazi në Grupin 1, duke mposhtur San Marinon 3-0 dhe duke e mbyllur sërish ndeshjen pa pësuar gol.
Shqipëria e zhbllokoi takimin në minutën e 21-të me Anis Mehmetin, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, Myrto Uzuni dyfishoi avantazhin. Golin e tretë e shënoi Rey Manaj në minutën e 65-të, duke vulosur fitoren e kuqezinjve.
Pas fitores ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e parë dhe barazimit të Finlandës, Shqipëria shkon në kuotën e 6 pikëve të plota dhe merr kryesimin e Grupit 1.
Tashmë kuqezinjtë kanë një tjetër përballje të rëndësishme. Më 3 tetor, Shqipëria do të udhëtojë në Finlandë, në një duel direkt për kreun e grupit.






















