Sport 28 September 2026, 14:46 Nga VNA

FIFA nis auditin ndaj FSHF-së, pas përplasjes së Dukës me Infantinon

Ndaje në Whatsapp

kndfvdëvfg.jpeg

Federata shqiptare e futbollit ishte e para që tërhoqi mbështetjen për Infantinon në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s, që do të mbahen në 18 mars të vitit 2027, pas tentativës së tij për të shitur të drejtat e Botërorit.

Presidenti i UEFA-s, Ceferin, hyri në përplasje të ashpër me kreun e FIFA-s dhe Duka, si zëvendëspresident i UEFA-s dhe njeri i besuar i Ceferin, ishte i pari që bëri një lëvizje demonstrative.

Pak javë më pas, të njëjtën gjë bënë edhe Federatat e Italisë dhe Anglisë.

Deri këtu duket si një luftë klanesh, secili sipas interesit të vet. Mirëpo, së fundmi FIFA ka nisur një audit ku përfshihet edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Burime pranë FSHF bëjnë me dije se kontrolli ka të bëjë me biletat që federatat kanë tërhequr gjatë Botërorit.

Çdo federatë ka të drejtë të tërheqë një numër të caktuar biletash për çdo ndeshje. Por duhet të bëjë transparencë me to. Nëse ua dhuron stafit të saj, ajo duhet ta vërtetojë se ata janë zyrtarë ose ikona të futbollit vendës. Nëse i shet, paratë minimalisht duhet të shkojnë në arkat e federatës, të dokumentuara.

Duke qenë se Botërori 2026 pati rekord ndeshjesh, 104 të tilla, edhe numri i biletave që kanë pasur në dispozicion federatat ka qenë i lartë.

Mirëpo, FIFA ka vendosur të kontrollojë kryesisht federatat që nuk i kanë pasur kombëtaret në Botëror. Njësoj si Shqipëria.

Mësohet se disa federata i kanë tërhequr të gjitha biletat që kanë pasur në dispozicion. Dhe çmimi i tyre në total shkonte afro 300 mijë dollarë gjatë gjithë turneut. Në treg të zi, vlera e tyre shkonte 4 ose 5 herë më shtrenjtë.

Një lloj biznesi për të cilin FIFA e ka shumë të qartë si funksionon.

Sepse lind pyetja: pse duhet të tërheqë një federatë shqiptare, kosovare apo ajo greke biletat e një ndeshjeje si Kepi i Gjelbër-Arabia Saudite?

Por jo pa qëllim FIFA tani ka vendosur të bëjë një audit ku në fokus janë “rebelët” si puna e Dukës, që dolën të parët kundër Infantinos kur ai u sulmua në të katër anët.

Ka nga ata që thonë se ky është një plan i menduar mirë. Duke mos dashur të merret me dy federata të fuqishme në Europë si Anglia dhe Italia, të cilat gjithashtu dolën kundër, FIFA bën shembull një vend si Shqipëria, ndërkohë godet edhe Ceferinin, sepse Duka është zëvendës i tij në UEFA.

Por u jep një mesazh edhe atyre që rebelohen se një ditë do të japin llogari.

Video

Donald Trump është bërë sërish viral në rrjetet sociale, pasi gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale u shfaq me sytë e mbyllur dhe kokën të ulur, duke krijuar përshtypjen se po dremiste. Momenti ndodhi teksa zyrtarë të tjerë po flisnin gjatë prezantimit të një projekti prej 15 miliardë dollarësh për ndërtimin e një fabrike çeliku në Iowa. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa kritikët e Trumpit nisën ta ironizojnë. Edhe Hunter Biden reagoi në X me pyetjen: “Kush është ‘i përgjumur’?” Shtëpia e Bardhë i ka mohuar pretendimet se presidenti po flinte.

Donald Trump është bërë sërish viral në rrjetet sociale, pasi gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale u shfaq me sytë e mbyllur dhe kokën të ulur, duke krijuar përshtypjen se po dremiste. Momenti ndodhi teksa zyrtarë të tjerë po flisnin gjatë prezantimit të një projekti prej 15 miliardë dollarësh për ndërtimin e një fabrike çeliku në Iowa. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa kritikët e Trumpit nisën ta ironizojnë. Edhe Hunter Biden reagoi në X me pyetjen: “Kush është ‘i përgjumur’?” Shtëpia e Bardhë i ka mohuar pretendimet se presidenti po flinte.

Një ekip i TVP Info në Poloni ka filmuar momentin kur një makinë përplasi një 14-vjeçare që lëvizte me skuter elektrik në qytetin Kościerzyna. Gazetari ndodhej në zonë duke raportuar për një tjetër aksident tragjik, ku më herët kishte humbur jetën një 3-vjeçar, kur kamerat regjistruan përplasjen. Fatmirësisht, 14-vjeçarja pësoi vetëm lëndime të lehta dhe nuk pati nevojë për shtrim në spital. Hetimet për aksidentin vijojnë.

Pamje që kanë shkaktuar reagime vijnë nga Vénissieux, Francë, ku policia ndërhyri me forcë ndaj nxënësve që protestonin pranë gjimnazit Jacques-Brel. Në një nga videot, një efektiv shihet duke e kapur me forcë për flokësh një të re gjatë ndalimit, një mënyrë ndërhyrjeje që ka ngritur pikëpyetje dhe kritika për proporcionalitetin e forcës së përdorur ndaj protestuesve të rinj. Nxënësit protestuan në kuadër të një mobilizimi më të gjerë në Francë, duke kundërshtuar mbipopullimin e klasave, mungesën e mësuesve dhe kushtet në sistemin arsimor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme