Sport 24 September 2026, 15:48 Nga VNA

Gjesti i rrallë i kampionit të botës, lojtari spanjoll heq dorë nga bonusi prej rreth 1 milion eurosh

Ndaje në Whatsapp
Gjesti i rrallë i kampionit të botës, lojtari spanjoll heq

Një prej futbollistëve që u shpall kampion bote me Spanjën në vitin 2026 ka vendosur të heqë dorë nga bonusi i tij për triumfin në turne, duke kërkuar që shuma t’u kalojë punonjësve të Federatës Spanjolle të Futbollit.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta spanjolle “AS”, e cila raporton se lojtari ka preferuar të mbetet anonim dhe nuk dëshiron që identiteti i tij të bëhet publik. Sipas raportimit, bëhet fjalë për një shumë prej rreth një milion eurosh, të cilën futbollisti vendosi ta dhurojë si shenjë mirënjohjeje për punonjësit që qëndruan pas skenës gjatë rrugëtimit të gjatë drejt titullit botëror.

Sipas marrëveshjes së arritur përpara Botërorit mes futbollistëve dhe Federatës, bonuset do të përcaktoheshin në varësi të ecurisë së kombëtares në turne. Me Spanjën që arriti deri te titulli, shpërblimi për lojtarët u rrit në mënyrë të konsiderueshme. “AS” raportoi më herët se 26 futbollistët e grumbulluar për turneun kishin të garantuar një bonus që, pas triumfit, u llogarit në rreth 756 mijë euro për lojtar, ndërsa raportimi i ri e përshkruan shumën e hequr dorë nga lojtari si afërsisht një milion euro.

Vendimi është marrë në shenjë mirënjohjeje ndaj punonjësve të Federatës, të cilët u angazhuan për organizimin, logjistikën dhe funksionimin e përditshëm të ekipit gjatë përgatitjeve dhe turneut. Grumbullimi i Spanjës zgjati për gati dy muaj dhe, përveç futbollistëve dhe stafit teknik, një numër i madh punonjësish punuan në prapaskenë për të garantuar kushtet e nevojshme për skuadrën.

Sipas “AS”, lojtari e konsideron veten dhe punonjësit e Federatës si pjesë të së njëjtës rrugë drejt suksesit dhe ka zgjedhur që gjesti i tij të mos shoqërohet me publicitet. Për këtë arsye, emri i kampionit të botës nuk është bërë i ditur.

Edhe media të tjera që kanë raportuar lajmin, përfshirë “Goal”, konfirmojnë se futbollisti ka hequr dorë nga bonusi dhe se shuma u është dhënë punonjësve të Federatës, ndërsa identiteti i tij vazhdon të mbahet i fshehtë.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme