Sport 23 September 2026, 18:56 Nga VNA

Liverpooli ul çmimin për Chiesan, vetëm 15 milionë euro për italianin në janar

Ndaje në Whatsapp
Liverpooli ul çmimin për Chiesan, vetëm 15 milionë euro

E ardhmja e Federico Chiesas te Liverpooli duket gjithnjë e më e pasigurt, pasi klubi anglez raportohet se është i gatshëm ta nxjerrë sulmuesin italian në merkato gjatë afatit kalimtar të janarit, me një çmim prej rreth 15 milionë eurosh. Raportimi vjen nga “Calciomercato” dhe është përcjellë nga disa media sportive. 

Chiesa, 28 vjeç, vazhdon të jetë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi të pësuar gjatë përgatitjeve parasezonale dhe nuk ka regjistruar ende asnjë paraqitje këtë sezon. Edhe pas rikthimit në dispozicion, konkurrenca për një vend në formacion pritet të jetë e fortë, me Victor Munoz dhe Bradley Barcola që janë pjesë e grupit të lojtarëve ofensivë të Liverpoolit. 

Sipas raportimeve, Napoli dhe Interi kanë shfaqur më herët interes për italianin, ndërsa situata e tij në “Anfield” mund të bëhet më e qartë në muajt e ardhshëm. Chiesa kërkon të rikthehet në ritmin e ndeshjeve dhe të krijojë mundësinë për t’u rikthyer edhe në përfaqësuesen e Italisë. 

Një prej pengesave për një transferim mund të jetë paga e lojtarit. Sipas “Calciomercato”, Chiesa përfiton rreth 7 milionë euro neto në sezon, shifër që mund ta komplikojë një marrëveshje me klubet italiane të interesuara. 

Chiesa iu bashkua Liverpoolit nga Juventusi në vitin 2024 dhe ka pasur vështirësi për të siguruar një rol të rregullt në skuadër. Nëse nuk arrin të rikthehet në planet e trajnerit Andoni Iraola, janari mund të sjellë një kapitull të ri në karrierën e sulmuesit italian. 

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme