Sport 23 September 2026, 18:44 Nga VNA

Konferenca kthehet në debat, Van Dijk përplaset me gazetarët holandezë

Ndaje në Whatsapp
Konferenca kthehet në debat, Van Dijk përplaset me gazetarët

Virgil van Dijk është përfshirë në një debat të ashpër me gazetarët gjatë konferencës për shtyp të kombëtares holandeze në Zeist.

Kapiteni i Holandës dhe i Liverpoolit reagoi ashpër ndaj disa prej pyetjeve dhe pretendimeve të gazetarëve, duke u përplasur veçanërisht me Valentijn Driessen, redaktorin e futbollit të “De Telegraaf”.

Debati nisi pas një pyetjeje të gazetares Noa Vahle, e cila lidhej me përdorimin e skemës me pesë mbrojtës nga Holanda në ndeshjen ndaj Marokut në Kupën e Botës.

Van Dijk e mohoi kategorikisht pretendimin se skema ishte zgjedhur me idenë e tij, duke e cilësuar këtë version si “absurd të plotë”.

Kapiteni holandez tha se ideja për të luajtur me pesë mbrojtës ishte diskutuar më herët dhe se pikërisht gazetarët e kishin sugjeruar këtë mundësi gjatë verës së kaluar.

Përplasja nuk u ndal me kaq. Van Dijk pati diskutime të tensionuara edhe me gazetarët Maarten Wijffels dhe Martijn Krabbendam, përpara se debati të përfshinte edhe Driessen.

Konferenca në Zeist u shndërrua kështu në një përballje të drejtpërdrejtë mes kapitenit holandez dhe disa prej gazetarëve, me Van Dijk që kërkoi të kundërshtojë publikisht atë që ai konsideroi si interpretime të pasakta rreth vendimeve taktike të kombëtares.

 

Biseda mes Driessen dhe Van Dijk

Driessen: Virgil, është shumë e vështirë sot, apo jo? Je pak i nevrikosur. Përndryshe je një djalë shumë i mirë.

Van Dijk: Ndonjëherë gjërat duhen thënë. Nuk mund ta dëgjoj vetëm atë ankesë gjatë gjithë kohës.

Driessen: Por a mund të jesh pak më i hapur? Je shumë i shkurtër në përgjigje.

Van Dijk: Nuk po bëjmë ndonjë bisedë këtu. Në konferencën për shtyp thjesht duhet të bësh një pyetje.

Driessen: Je shumë i shkurtër në përgjigje. Mund të përgjigjesh thjesht, apo jo?.

Van Dijk: Nuk kam problem me shumicën e mediave dhe kurrë nuk kam pasur, por kur gjëra të pakuptimta i bëhen publike, çfarë duhet të bëj me to?

Driessen i tha atij se duhet të fliste me mediat përgjegjëse për pretendime të tilla.

"Epo, a nuk po flas me ta tani?", u përgjigj Van Dijk, pas së cilës diskutimi mbaroi.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme