Sport 22 September 2026, 18:37 Nga VNA

Zhegrova apo Conceicao? Analisti italian bën zgjedhjen e tij: Më pëlqen më shumë Edoni

Ndaje në Whatsapp
Zhegrova apo Conceicao? Analisti italian bën zgjedhjen e tij: Më

Trajneri dhe analisti italian Giovanni Augimeri ka bërë një krahasim mes Edon Zhegrovës dhe Francisco Conceicaos, dy anësorëve të Juventusit që kanë spikatur me paraqitjet e tyre në ndeshjet e fundit të skuadrës në kampionat.

Duke folur në Radio Bianconera, në emisionin “Cose di Calcio”, Augimeri vlerësoi cilësitë individuale të të dy futbollistëve, duke i cilësuar si lojtarë të aftë për të krijuar epërsi ndaj kundërshtarit në situatat një me një.

“Janë sigurisht dy lojtarë sipërmarrës në situatat një-me-një, me cilësi, fantazi dhe driblim”, u shpreh Augimeri.

Megjithatë, kur u pyet për mënyrën se si të dy e interpretojnë lojën, zgjedhjet që bëjnë në fushë dhe cilësinë e aksioneve të tyre, italiani bëri një zgjedhje të qartë në favor të Zhegrovës.

“Conceicao ndoshta ka më shumë energji për të zgjatur më shumë, pra për të luajtur 60 minuta, ndërsa Zhegrova ndoshta është më shumë një lojtar për 30 minutat e fundit, ndoshta për shkak të kohëzgjatjes së ndeshjes. Sa i përket cilësisë së lojës, zgjedhjeve dhe ideve, mua personalisht më pëlqen më shumë Zhegrova, sepse mendoj se ai ka një ritëm më të mirë loje”, tha Augimeri.

Sipas tij, Conceicao dhe Zhegrova kanë karakteristika të ndryshme dhe pikërisht ky ndryshim i bën të dy futbollistët të vlefshëm për Juventusin. Në veçanti, portugezi ka një profil tjetër fizik dhe më shumë energji për të përballuar një kohë më të gjatë në fushë.

“Conceicao ndoshta ka një ritëm të ndryshëm, një motor të ndryshëm, kështu që ai mund të shkaktojë probleme në fusha të tjera”, shpjegoi analisti italian.

Augimeri vlerësoi gjithashtu faktin që Juventusi ka dy anësorë me stile të ndryshme loje, duke i dhënë trajnerit mundësinë që të ndryshojë karakteristikat e sulmit gjatë një ndeshjeje.

“Janë dy anësorë që, gjatë lojës, fillimisht përballen me njërin dhe më pas me tjetrin. Me siguri do të shkaktojnë probleme për mbrojtësin e krahut”, përfundoi ai.

Krahasimi i Augimerit vjen në një moment kur Zhegrova dhe Conceicao po marrin vëmendje të veçantë për kontributin e tyre në krahët e sulmit të Juventusit, me italianin që veçon shqiptarin e Kosovës për cilësinë e lojës, zgjedhjet dhe ritmin me të cilin ai e interpreton aksionin.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme