Sport 18 September 2026, 20:49 Nga VNA

Yamal ndez garën për Topin e Artë: 80 gola? Për këtë ekziston çmimi i golashënuesit

Ndaje në Whatsapp
Yamal ndez garën për Topin e Artë: 80 gola? Për

Lamine Yamal ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen në prag të shpalljes së fituesit të Topit të Artë, duke folur për kriteret që duhet të përcaktojnë lojtarin më të mirë në botë.

Ylli i Barcelonës, i cili është gjithashtu mes kandidatëve për çmimin prestigjioz, ka theksuar se numri i golave nuk duhet të jetë kriteri kryesor për përcaktimin e fituesit. Deklarata e tij është interpretuar si një thumbim ndaj Harry Kane, një prej favoritëve të garës pas sezonit të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun.

“Unë mendoj se Topi i Artë duhet t’i shkojë lojtarit më të mirë në botë, pikë. Jo një lojtari që ka shënuar 80 gola, sepse kur shënon 80 gola, për këtë e merr çmimin e golashënuesit më të mirë”, tha Yamal për “Movistar Plus Deportes”.

“Janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme, të cilat njerëzit nuk po i kuptojnë”, shtoi 19-vjeçari.

Sipas Yamal, futbollisti më i mirë në botë duhet të jetë ai që të bën të shijosh futbollin vetëm duke e parë në fushë.

“Lojtari më i mirë në botë është ai që, si komentator, po e shikon një ndeshje dhe po kënaqesh. E sheh dhe mendon: ‘Është një lojtar krejtësisht ndryshe nga të tjerët’”, u shpreh ai.

Duke folur për rëndësinë e çmimit, Yamal shtoi se Topi i Artë duhet të rikthejë në qendër të vëmendjes cilësinë individuale të një futbollisti, dhe jo thjesht statistikat apo numrin e trofeve.

“Kur çmimi t’i jepet më të mirit, jo atij që shënon më shumë gola apo atij që ka fituar më shumë trofe, atëherë do ta rikthejë vlerën e tij të vërtetë”, deklaroi sulmuesi i Barcelonës.

Harry Kane është një prej emrave kryesorë në garë pas një sezoni me shifra të jashtëzakonshme, ndërsa përkrah tij përmenden edhe Yamal, Kylian Mbappe, Khvicha Kvaratskhelia, Michael Olise dhe Lionel Messi.

Fituesi i Topit të Artë pritet të shpallet në muajin tetor.

Video

Lajmi në koment?

Nga 61 në 46 bashki, socialistët ndryshojnë hartën më 8 tetor pa konsensusin e opozitës

Bota në një minutë

Dosja Balluku/ Igli Tare paraqitet në SPAK. Ish-futbollisti i Kombëtares në hetim për pastrim parash.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme