Kylian Mbappe e ka bërë të qartë ambicien e tij për Topin e Artë 2026. Ylli francez i Real Madridit beson se ky mund të jetë viti kur ai do të fitojë për herë të parë trofeun prestigjioz individual dhe kërkon që çmimi të rikthehet në “Santiago Bernabeu”.
Sulmuesi francez theksoi se argumenti i tij kryesor në garën për trofeun janë paraqitjet në fushë, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron ta ndërtojë kandidaturën e tij vetëm mbi deklarata.
“Mendoj se ky është një vit i mirë për ta fituar. Avokati im më i mirë janë këmbët e mia. Pavarësisht se sa mund të flas, gjëja më e rëndësishme për mua është që Topi i Artë të rikthehet te Real Madridi”, deklaroi Mbappe.
Francezi shtoi se trofeu duhet të rikthehet në Madrid për t'u dhuruar tifozëve të klubit një tjetër moment gëzimi.
“Ai duhet të rikthehet në Bernabeu, te tifozët e Madridit, për t’u sjellë sërish gëzim të gjithë këtyre njerëzve. Ata e meritojnë më shumë se kushdo tjetër”, u shpreh sulmuesi i Real Madridit.
Mbappeu pyet gjithashtu për një prej rivalëve të tij kryesorë në garën për Topin e Artë, Lamine Yamal. Pavarësisht rivalitetit mes Real Madridit dhe Barcelonës, francezi foli me respekt për talentin e katalanasve dhe parashikoi një të ardhme të madhe për të.
“Është një lojtar shumë i talentuar dhe kam ndjesinë se do të ketë një karrierë të madhe. I uroj gjithë të mirat”, tha Mbappe për Yamal.
Gara për Topin e Artë 2026 pritet të jetë një prej dueleve më të diskutuara të sezonit, me Mbappen dhe Yamal ndër emrat që kanë tërhequr vëmendjen më të madhe në futbollin evropian.






















