Sport 14 September 2026, 08:36 Nga VNA

Yamal sfidon Mbappen për “Topin e Artë”: Unë dhe ai jemi dy më të mirët në botë

Ndaje në Whatsapp
Yamal sfidon Mbappen për “Topin e Artë”: Unë dhe ai

Gara për “Topin e Artë” 2026 po bëhet gjithnjë e më e fortë, ndërsa në qendër të debatit janë dy prej yjeve më të mëdhenj të futbollit aktual, Lamine Yamal i Barcelonës dhe Kylian Mbappe i Real Madridit. Të dy kanë shprehur hapur bindjen se e meritojnë çmimin prestigjioz individual, duke e bërë përballjen mes tyre edhe më interesante. 

Lamine Yamal ka folur për këtë temë në emisionin Universo Valdano të Movistar, në një intervistë që pritet të transmetohet të premten. Ylli i Barcelonës ka qenë më i drejtpërdrejtë se kurrë më parë kur është pyetur se kujt do t’ia jepte “Topin e Artë”.

“Kujt do t’ia jepja ‘Topin e Artë’? Sinqerisht, mendoj se ndoshta ka vetëm dy lojtarë që janë më të mirët në botë, por unë e meritoj atë këtë vit”, është shprehur Yamal.

19-vjeçari më pas e ka bërë edhe më të qartë se cilët konsideron si dy lojtarët kryesorë në garë. “Për mua, unë dhe Kylian Mbappe jemi dy lojtarët më të mirë dhe kushdo që i ndjek ndeshjet e di këtë”, ka deklaruar ai.

Yamal vjen në këtë garë pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku fitoi Kupën e Botës me Spanjën dhe titullin e La Ligës me Barcelonën, ndërsa u shpall edhe lojtari më i mirë i kampionatit spanjoll për sezonin 2025-26. 

Nga ana tjetër, edhe Mbappe ka bërë të qartë se e sheh veten si një kandidat serioz për çmimin. Sulmuesi francez argumenton se “Topi i Artë” është një çmim individual dhe se këtë vit ka bërë diçka të veçantë.

“Gjithmonë kam besuar se ‘Topi i Artë’ duhet të shpërblejë një lojtar që spikat. Sigurisht, ekziston edhe aspekti kolektiv, i cili është i rëndësishëm sepse futbolli është sport në grup. Por, ky është një çmim individual”, ka thënë Mbappe.

Më tej, ai është shprehur edhe më i bindur për shanset e tij: “Mendoj se ofrova diçka ndryshe këtë vit. Prandaj besoj se mund ta fitoj ‘Topin e Artë’”.

Mbappe shënoi 42 gola në 44 ndeshje për Real Madridin dhe fitoi “Këpucën e Artë” të Kupës së Botës, por madrilenët e mbyllën sezonin pa një trofe madhor. Yamal, ndërkohë, ka avantazhin e trofeve të fituara me Barcelonën dhe Spanjën. 

Ceremonia e “Topit të Artë” do të zhvillohet më 26 tetor në Londër, ndërsa fituesi do të përcaktohet nga votat e gazetarëve. 

Video

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme