Sport 13 September 2026, 16:06 Nga VNA

“Topi i Artë” në qendër të polemikave, gazetari katalanas shpërthen: Pa Pedrin dhe Raphinhan, çmimi humbet kredibilitetin

Ndaje në Whatsapp
“Topi i Artë” në qendër të polemikave, gazetari

Shpallja e 30 kandidatëve për “Topin e Artë” 2026 ka shkaktuar polemika të forta në Katalonjë, veçanërisht për shkak të mungesës së dy prej yjeve të Barcelonës, Pedrit dhe Raphinhas. Të dy futbollistët nuk janë përfshirë në listën përfundimtare, një vendim që ka ngjallur reagime të shumta në mediat pranë klubit katalanas.

Gazetari Alfredo Martinez, në një koment për gazetën katalanase “Sport”, ka vënë në pikëpyetje rëndësinë dhe kredibilitetin e çmimit, duke e lidhur drejtpërdrejt me përjashtimin e dy futbollistëve të Barcelonës.

“A është vërtet kaq e rëndësishme ta fitosh ‘Topin e Artë’? Një çmim që nuk përfshin Pedrin dhe Raphinhan mes 30 lojtarëve më të mirë të sezonit humbet kredibilitetin që në fillim”, shkroi Martinez.

Sipas tij, futbolli do të ketë gjithmonë një element subjektiv dhe është normale që preferencat e votuesve të ndryshojnë. Megjithatë, gazetari katalanas argumenton se disa prej vendimeve të listës janë shumë të vështira për t’u justifikuar.

Martinez vlerëson se Pedri dhe Raphinha duhet të konsiderohen pa shumë diskutim mes 10 apo 15 futbollistëve më të mirë në botë, duke kritikuar faktin që emra të tjerë janë përfshirë në listë në vend të tyre.

“E vërteta e madhe është se nuk do të biem kurrë dakord, sepse secili ka preferencat e veta dhe kjo është krejtësisht normale”, shkroi ai, duke pranuar se debati për “Topin e Artë” nuk do të marrë fund kurrë.

Gazetari ngre gjithashtu pikëpyetje mbi rëndësinë që i është dhënë ndër vite këtij çmimi. Sipas tij, historia e futbollit ka treguar se një lojtar mund të ndërtojë një karrierë madhështore edhe pa fituar “Topin e Artë”.

Kritika e tij shkon edhe më tej, duke e cilësuar çmimin si një produkt të fuqishëm mediatik dhe marketingu.

“Në fund, është edhe një produkt marketingu dhe shitjeje imazhi. Në fakt, organizatorët përfitojnë më shumë prej tij sesa vetë lojtarët”, shkroi Martínez.

Sipas tij, tifozët e Barcelonës nuk kanë nevojë për një çmim individual për të kuptuar vlerën e futbollistëve të tyre. “Shumica e tifozëve do t’i vlerësojnë lojtarët e tyre njësoj, pavarësisht nëse e fitojnë apo jo çmimin. Ata e dinë më mirë se kushdo se çfarë u japin këta lojtarë skuadrave të tyre dhe cili është niveli i tyre i vërtetë në fushë”, argumentoi ai.

Martinez kritikoi gjithashtu autoritetin që futbolli i ka dhënë “Topit të Artë”, duke theksuar se çmimi shpesh trajtohet sikur të ishte një verdikt absolut për futbollistin më të mirë në botë, ndërsa në realitet fituesi përcaktohet nga votat e gazetarëve me preferenca të ndryshme.

“I kemi dhënë të gjithë ‘Topit të Artë’ një autoritet të ekzagjeruar, pothuajse sikur të ishte një doktrinë. Në realitet, bëhet fjalë për një grup gazetarësh, secili me shijet e veta, që duhet të na tregojnë kush është më i mirë: Ky lojtar apo ai tjetri”, shkroi ai.

Në përfundim, gazetari katalanas u shpreh se Barcelona nuk ka nevojë për një vlerësim individual për të përcaktuar nivelin e futbollistëve të saj.

“Le t’ia japin kujt të duan. Barcelona i di shumë mirë se cilët janë ‘Topat e Artë’ që ka brenda skuadrës së saj. Faleminderit”, përfundoi Martinez.

Video

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme