Sport 7 September 2026, 10:35 Nga VNA

Edon Zhegrova do të vazhdojë aventurën te Juventusi, pasi është mbyllur përfundimisht mundësia e transferimit të tij te Al-Ittihad në Arabinë Saudite

Ndaje në Whatsapp
Edon Zhegrova do të vazhdojë aventurën te Juventusi, pasi

Edon Zhegrova do të vazhdojë aventurën te Juventusi, pasi është mbyllur përfundimisht mundësia e transferimit të tij te Al-Ittihad në Arabinë Saudite.

E ardhmja e sulmuesit të Kosovës ka qenë në qendër të spekulimeve gjatë ditëve të fundit, veçanërisht pas vendimit të trajnerit Luciano Spalletti për të mos e përfshirë atë në listën e Juventusit për fazën e ligës në Ligën e Evropës. Megjithatë, tashmë duket se Zhegrova do të qëndrojë në Torino.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Al-Ittihad kishte Zhegrovën në listën e kandidatëve për përforcimin e krahut, por në fund klubi saudit vendosi të mos vazhdonte më tej me negociatat. Romano bëri të ditur se futbollisti kosovar ishte opsioni i tretë në listën e klubit arab. 

“Edon Zhegrova nuk do t’i bashkohet Al-Ittihadit. Afati kalimtar në Arabinë Saudite tashmë është mbyllur dhe Ittihad vendosi të mos e vazhdojë marrëveshjen për Zhegrovën. Ai ishte i treti në listën e tyre, por në fund zgjodhën kundër kësaj marrëveshjeje”, raportoi Romano.

Kështu, Zhegrova mbetet pjesë e Juventusit dhe do të ketë një tjetër mundësi për të bindur stafin teknik për vlerat e tij. Futbollisti kosovar ka pasur probleme fizike që prej transferimit në Torino dhe nuk ka arritur ende të sigurojë një rol të qëndrueshëm në formacion.

Mbetet për t’u parë nëse qëndrimi në Torino do t’i japë Zhegrovës mundësinë për të rikthyer veten në planet e Juventusit dhe për të fituar më shumë minuta gjatë sezonit.

Video

Një grup qytetarësh janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa pritet të nisë Konferenca e Kryetarëve.

Rusia ka rifilluar sulmet masive me raketa dhe dronë ndaj Kievit, vetëm pak pasi të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump përfunduan vizitën e tyre në kryeqytetin ukrainas, ku po përpiqeshin të ringjallnin negociatat për përfundimin e luftës. Sulmet nisën në orët e para të mëngjesit duke goditur disa zona të kryeqytetit ukrainas. Sipas autoriteteve lokale, të paktën dy persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbetjet e raketave dhe dronëve shkaktuan zjarre në ndërtesa banimi, përfshirë një pallat pesëkatësh dhe një ndërtesë tjetër trekatëshe.

Protesta e administratës së Gjykatës së Tiranës pas ngërçit me pagat. Në Dhomën Civile janë ndërprerë shërbimet.

Bojkot edhe në Dhomën Penale të Gjykatës se Tiranës për shkak se qeveria iu ka bllokuar pagat duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme