Sport 8 September 2026, 21:27 Nga VNA

Morata: Mourinho i jep spektakël futbollit spanjoll

Ndaje në Whatsapp
Morata: Mourinho i jep spektakël futbollit spanjoll

Alvaro Morata ka pranuar se e ka shijuar reagimin e Jose Mourinhos pas humbjes së Real Madridit ndaj Real Betisit, duke theksuar se trajneri portugez i shton gjithmonë një dozë spektakli futbollit spanjoll.

Sulmuesi i Leganesit dhe ish-futbollisti i Real Madridit e Atletico Madridit foli për komentet e Mourinhos pas disfatës 1-0 ndaj Betisit, e cila ishte humbja e parë e madrilenëve që prej rikthimit të trajnerit portugez në stolin e skuadrës.

Morata, i cili e njeh mirë Mourinhon që nga periudha e tij e parë te Real Madridi, nuk e fshehu kënaqësinë për mënyrën se si trajneri reagoi pas ndeshjes. Sipas tij, deklaratat e forta dhe mënyra karakteristike e Mourinhos për t’u përballur me situatat e tensionuara e bëjnë futbollin spanjoll edhe më tërheqës.

“Po prisja që të thoshte diçka të tillë, sepse më bën të qesh”, është shprehur Morata, duke iu referuar konferencës së Mourinhos pas humbjes ndaj Betisit.

Në atë ndeshje, Mourinho kritikoi disa vendime të arbitrimit dhe mënyrën se si Betisi menaxhoi takimin, ndërsa vlerësoi paraqitjen e lojtarëve të tij. Humbja në La Cartuja i dha fund startit perfekt të Real Madridit në La Liga, ndërsa Mourinho pësoi disfatën e parë që nga rikthimi në krye të klubit.

Morata, ndërkohë, po përjeton një etapë të re në karrierë me Leganesin, ku ka deklaruar se ka rigjetur kënaqësinë për të luajtur futboll pas një periudhe të vështirë. Ai nuk e ka përjashtuar as mundësinë e rikthimit në kombëtaren spanjolle në të ardhmen.

Video

Vullkani Anak Krakatau, në Ngushticën Sunda të Indonezisë, vijon të jetë aktiv pas një shpërthimi të fuqishëm që çoi një kolonë hiri deri në rreth 15 kilometra lartësi dhe shkaktoi kaos në trafikun ajror në pjesën perëndimore të vendit. Shpërthimet e fuqishme të ditëve të fundit detyruan autoritetet të mbyllnin përkohësisht tetë aeroporte, përfshirë aeroportin kryesor ndërkombëtar të Xhakartës, Soekarno-Hatta. Mijëra fluturime u anuluan ose u vonuan, ndërsa qindra mijëra pasagjerë u prekën nga situata. Hiri vullkanik përbën rrezik serioz për avionët, pasi mund të dëmtojë motorët dhe sistemet e tyre.

Një grup efektivësh të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përballur me reagimin e protestuesve teksa po kalonte pranë zonës së Ushtarit të Panjohur. Në pamjet e siguruara shihet momenti kur disa prej protestuesve hedhin vezë në drejtim të efektivëve të FNSH-së, ndërsa këta të fundit tërhiqen dhe kthehen pas.

Pamje nga protesta që u mbajt sot para Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlametar. VideoCredit: LSA

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme