Sport 9 September 2026, 16:57 Nga VNA

“Një shqiptar në klub, turp për Spartakun”, tifozët e Crvena Zvezdës provokojnë Mirlind Dakun në derbin e Beogradit

Ndaje në Whatsapp
“Një shqiptar në klub, turp për Spartakun”,

Transferimi i Mirlind Dakut nga Rubin Kazani te Spartaku i Moskës ka shkaktuar reagime edhe jashtë Rusisë, ndërsa sulmuesi i Kombëtares shqiptare është bërë objekt i një mesazhi provokues nga tifozët e Crvena Zvezdës.


Gjatë derbit të Beogradit ndaj Partizanit, të zhvilluar më 6 shtator dhe të fituar 2-1 nga Crvena Zvezda, tifozët e skuadrës vendase shpalosën në tribunë një banderolë drejtuar Spartakut të Moskës dhe transferimit të Dakut.

Mesazhi, i shkruar në gjuhën ruse, ishte një referencë fyese ndaj origjinës shqiptare të sulmuesit dhe e cilësonte afrimin e tij si “turp” për klubin moskovit.


Banderola tërhoqi vëmendjen e mediave ruse dhe serbe, edhe për faktin se Crvena Zvezda dhe Spartaku i Moskës kanë marrëdhënie të afërta mes grupeve të tifozëve. Pavarësisht kësaj, afrimi i një futbollisti shqiptar në klubin rus nuk është pritur mirë nga disa prej ultrasve të Spartakut dhe tashmë ka shkaktuar reagime edhe në Beograd.


Në fushë, ndërkohë, Daku po përpiqet t’u përgjigjet polemikave me paraqitjet e tij. Sulmuesi e ka nisur pozitivisht aventurën te Spartaku i Moskës, duke regjistruar deri tani një gol dhe dy asistime. Edhe te Rubin Kazani ai kishte nisur sezonin me ritëm të lartë, duke shënuar tre gola.


Transferimi i Dakut te Spartaku u realizua për rreth 11 milionë euro dhe përbën një nga lëvizjet më të rëndësishme të karrierës së sulmuesit shqiptar. Pavarësisht provokimeve dhe zhurmës jashtë fushës, Daku duket se ka zgjedhur të mos përfshihet në polemika, duke e përqendruar vëmendjen te futbolli dhe objektivat e tij me fanellën e Spartakut.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme