Sport 16 September 2026, 18:49 Nga VNA

Moratti: I ofrova Messit 500 milionë euro për Interin, por ai as nuk e hapi letrën

Ndaje në Whatsapp
Moratti: I ofrova Messit 500 milionë euro për Interin, por ai as nuk e

Massimo Moratti ka zbuluar një prapaskenë të bujshme nga viti 2012, kur tentoi të transferonte Lionel Messin nga Barcelona te Interi. Ish-presidenti i klubit zikaltër thotë se kishte bërë një ofertë prej 500 milionë eurosh, një shifër e jashtëzakonshme për kohën, por tentativa nuk arriti as në fazën e negociatave. 

Sipas rrëfimit të Morattit, të publikuar nga gazeta katalanase “Sport”, ai dërgoi nënkryetarin e Interit në Barcelonë për t’ia paraqitur ofertën yllit argjentinas. Megjithatë, Messi nuk pranoi as të mësonte detajet e propozimit.

“Bëra diçka të çmendur në vitin 2012. I bëra Messit një ofertë prej 500 milionë eurosh. Në atë kohë, kjo shifër ishte e çmendur. Dërgova nënkryetarin e Interit në Barcelonë për të negociuar, por Messi as që e hapi letrën dhe nuk e dinte vlerën e ofertës. E refuzoi pa i ditur detajet”, ka rrëfyer Moratti. 

Moratti tregon se më pas pati mundësinë të komunikonte personalisht me Messin dhe mori një përgjigje të qartë nga argjentinasi, i cili në atë kohë ishte i lidhur fort me Barcelonën.

“E vlerësoj interesimin tuaj për mua, por dua ta përfundoj karrierën te Barcelona”, i kishte thënë Messi, sipas rrëfimit të ish-presidentit të Interit. 

Në vitin 2012, Messi ishte në kulmin e karrierës së tij me Barcelonën dhe, sipas Morattit, e konsideronte veten një lojtar që nuk do të largohej nga klubi katalanas gjatë karrierës së tij. Tentativa e Interit, pavarësisht shumës së jashtëzakonshme, nuk arriti të ndryshonte qëndrimin e tij. 

Messi qëndroi në Barcelonë deri në vitin 2021. Ai u largua si lojtar i lirë pasi klubi nuk mundi të rinovonte kontratën, ndërsa më pas iu bashkua Paris Saint-Germain dhe, në vijim, Inter Miamit. 

Video

Një histori e pazakontë vjen nga qyteti Homs në Siri, ku një burrë është rikthyer pas 15 vitesh te librat e fshehur pas një muri. Në tetor të vitit 2011, familja e tij izoloi bibliotekën me qindra vepra fetare e akademike për t'i mbrojtur nga regjimi i Bashar al-Assadit. Menjëherë pas ndërtimit të murit mbrojtës, familja u detyrua të largohej nga Siria për shkak të konfliktit. Pas kthimit në shtëpi, muri u shemb dhe koleksioni i librave bashkë me dokumentet personale dolën sërish në dritë në gjendje shumë të mirë. Pavarësisht viteve të gjata të braktisjes dhe shkatërrimeve të luftës, çdo gjë kishte mbetur e paprekur. Pamjet e momentit janë bërë virale në rrjetet sociale, duke u kthyer në një simbol të ruajtjes së kujtesës.

Paqe e përkohshme në seancë plenare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme