Sport 17 September 2026, 17:16 Nga VNA

Arsenali dominon vitin 2026, Liverpooli vetëm i shtati, Chelsea dhe Tottenham zhgënjejnë, ja tabela e Premier League

Ndaje në Whatsapp
Arsenali dominon vitin 2026, Liverpooli vetëm i shtati, Chelsea dhe

Tabela e Premier League, e përllogaritur vetëm mbi ndeshjet e zhvilluara gjatë vitit kalendarik 2026, sjell një panoramë interesante të formës së klubeve angleze. Arsenali dhe Manchester City qëndrojnë në krye, ndërsa disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit anglez, mes tyre Liverpooli, Chelsea, Newcastle United dhe Tottenham Hotspur, ndodhen dukshëm më poshtë.

Arsenali kryeson bindshëm këtë renditje me 52 pikë të grumbulluara në 23 ndeshje. “Topçinjtë” kanë regjistruar 16 fitore, katër barazime dhe vetëm tri humbje gjatë vitit 2026. Ky bilanc vjen në vazhdën e një sezoni të suksesshëm, pasi skuadra e Mikel Artetës fitoi titullin e Premier League në sezonin 2025/2026. Edhe në sezonin e ri, Arsenali e ka nisur me katër fitore në katër ndeshje.

Në vendin e dytë renditet Manchester City me 50 pikë nga 24 ndeshje. Skuadra ka regjistruar 14 fitore, tetë barazime dhe vetëm dy humbje gjatë periudhës së marrë në shqyrtim.

Manchester United është i treti me 45 pikë nga 23 ndeshje. “Djajtë e Kuq” kanë marrë 13 fitore, gjashtë barazime dhe kanë pësuar katër humbje.

Surpriza e renditjes është Bournemouth. Klubi renditet në vendin e katërt me 37 pikë nga 23 ndeshje, falë tetë fitoreve, 13 barazimeve dhe vetëm dy humbjeve.

Pas Bournemouthit vijnë Brighton dhe Leeds United, të dyja me nga 35 pikë. Brighton mban vendin e pestë, ndërsa Leeds pozicionohet i gjashti.

Liverpooli është vetëm i shtati, me 34 pikë nga 24 ndeshje. Skuadra nga “Anfield” ka regjistruar tetë fitore, dhjetë barazime dhe gjashtë humbje gjatë vitit. Një pjesë e kësaj periudhe i përket drejtimit të Arne Slot, ndërsa më pas në stol është ulur Andoni Iraola. Liverpooli gjithashtu e ka nisur sezonin 2026/2027 me vetëm një fitore në katër ndeshjet e para, ndërsa ka barazuar tre të tjera.

Brentford renditet i teti me 33 pikë, ndërsa Nottingham Forest është i nënti me 31 pikë. Sunderland kompleton dhjetëshen e parë me 30 pikë. Skuadra ka zhvilluar një periudhë të rëndësishme pas rikthimit në elitën e futbollit anglez.

Chelsea, ndërkohë, ndodhet vetëm në vendin e 11-të me 29 pikë. “Blutë” e Londrës kanë pasur një ecuri jo të qëndrueshme gjatë vitit, ndërsa në fillimin e sezonit të ri kanë marrë pikë ndaj Hull Cityt në një barazim 2-2.

Newcastle United është i 12-ti me 28 pikë nga 23 ndeshje, me tetë fitore, katër barazime dhe 11 humbje.

Everton, Aston Villa dhe Fulham kanë nga 27 pikë dhe renditen respektivisht në vendet 13, 14 dhe 15.

West Ham United është i 16-ti me 25 pikë nga 19 ndeshje të zhvilluara gjatë vitit, përpara se të largohej nga Premier League.

Crystal Palace renditet në vendin e 17-të me 22 pikë. Pas tij vjen Tottenham Hotspur, i cili ka grumbulluar vetëm 18 pikë në 24 ndeshje gjatë vitit 2026.

Spurs kanë kaluar një periudhë të vështirë edhe në nisjen e sezonit 2026/2027. Pas katër javëve të para, Tottenham ende nuk kishte shënuar gol në kampionat dhe kishte marrë vetëm një pikë, ndërsa ndeshja e fundit ndaj Evertonit përfundoi 0-0.

Në vendin e 19-të renditet Wolverhampton me 17 pikë nga 19 ndeshje, ndërsa Burnley mbyll pjesën e skuadrave që kanë luajtur në Premier League gjatë vitit me vetëm 10 pikë.

Në fund të listës shfaqen Hull City, Ipswich Town dhe Coventry City. Këto skuadra kanë zhvilluar vetëm katër ndeshje në Premier League gjatë sezonit të ri dhe për këtë arsye kanë një numër shumë më të vogël ndeshjesh në krahasim me klubet që kanë qenë pjesë e elitës gjatë gjithë vitit.

Renditja përfundimtare për ndeshjet e Premier League të zhvilluara gjatë vitit kalendarik 2026 është:

1.   Arsenal-52 pikë

2.   Manchester City-50 pikë

3.   Manchester United-45 pikë

4.   Bournemouth-37 pikë

5.   Brighton- 35 pikë

6.   Leeds United- 35 pikë

7.   Liverpool- 34 pikë

8.   Brentford- 33 pikë

9.   Nottingham Forest- 31 pikë

10.                     Sunderland- 30 pikë

11.                     Chelsea- 29 pikë

12.                     Newcastle United- 28 pikë

13.                     Everton-27 pikë

14.                     Aston Villa- 27 pikë

15.                     Fulham- 27 pikë

16.                     West Ham United- 25 pikë

17.                     Crystal Palace- 22 pikë

18.                     Tottenham Hotspur- 18 pikë

19.                     Wolverhampton- 17 pikë

20.                     Burnley- 10 pikë

21.                     Hull City- 8 pikë

22.                     Ipswich Town- 6 pikë

23.                     Coventry City- 0 pikë

Video

Një histori e pazakontë vjen nga qyteti Homs në Siri, ku një burrë është rikthyer pas 15 vitesh te librat e fshehur pas një muri. Në tetor të vitit 2011, familja e tij izoloi bibliotekën me qindra vepra fetare e akademike për t'i mbrojtur nga regjimi i Bashar al-Assadit. Menjëherë pas ndërtimit të murit mbrojtës, familja u detyrua të largohej nga Siria për shkak të konfliktit. Pas kthimit në shtëpi, muri u shemb dhe koleksioni i librave bashkë me dokumentet personale dolën sërish në dritë në gjendje shumë të mirë. Pavarësisht viteve të gjata të braktisjes dhe shkatërrimeve të luftës, çdo gjë kishte mbetur e paprekur. Pamjet e momentit janë bërë virale në rrjetet sociale, duke u kthyer në një simbol të ruajtjes së kujtesës.

Paqe e përkohshme në seancë plenare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme