Sport 19 September 2026, 11:54 Nga VNA

Maran publikon listën e Shqipërisë, dy debutues dhe rikthimi i Etrit Berishës

Ndaje në Whatsapp
Maran publikon listën e Shqipërisë, dy debutues dhe rikthimi i

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka publikuar listën me 29 lojtarët e grumbulluar për katër ndeshjet e radhës në UEFA Nations League. Në listën e teknikut italian spikasin dy emra të rinj, mesfushori i Hearts, Sabah Kerjota, dhe mbrojtësi i Union Brescia, Samuele Sina, të cilët marrin për herë të parë ftesën me Kombëtaren shqiptare.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është rikthimi i Etrit Berishës. Portieri 37-vjeçar është përfshirë sërish në listën e kuqezinjve, pas një periudhe mungese.

Në këtë grumbullim mungojnë disa prej emrave të njohur të Kombëtares, mes tyre Nedim Bajrami, Jasir Asani dhe Armando Broja. Ndërkohë, në listë janë rikthyer edhe Rey Manaj, Ernest Muçi dhe Marash Kumbulla, pas mungesave të tyre.

Shqipëria do ta nisë këtë seri ndeshjesh më 26 shtator, kur do të presë Bjellorusinë. Tri ditë më vonë, më 29 shtator, kuqezinjtë do të udhëtojnë në transfertë për t’u përballur me San Marinon.

Më 3 tetor, Shqipëria do të luajë sërish jashtë fushe, këtë herë ndaj Finlandës, ndërsa serinë e katër ndeshjeve do ta mbyllë më 6 tetor, kur do të presë San Marinon.

Grumbullimi i Kombëtares do të nisë të hënën, më 21 shtator, në Shtëpinë e Futbollit.

 

Lista e Shqipërisë

Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Simon Simoni

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Julian Shehu, Adrion Pajaziti, Luis Hasa, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Anis Mehmeti, Ernest Muçi, Sabah Kerjota.

Sulmues: Myrto Uzuni, Rey Manaj, Cristian Shpendi, Mirlind Daku.

Video

Lajmi në koment?

Nga 61 në 46 bashki, socialistët ndryshojnë hartën më 8 tetor pa konsensusin e opozitës

Bota në një minutë

Dosja Balluku/ Igli Tare paraqitet në SPAK. Ish-futbollisti i Kombëtares në hetim për pastrim parash.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme