Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dorëzuar në UEFA listën me 23 futbollistët që do të ketë në dispozicion për sfidën ndaj Bjellorusisë, e para për kuqezinjtë në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Tekniku italian ka vendosur të lërë jashtë listës për këtë takim katër futbollistë: Luis Hasën, Adrion Pajazitin, Sabah Kerjotën dhe portierin Simon Simoni.
Në mesfushë, Maran ka preferuar të ketë në dispozicion Klevi Qejfalinë, duke e përzgjedhur përpara Hasës dhe Pajazitit.
Një tjetër mungesë për kuqezinjtë është mbrojtësi Klisman Cake, i cili vuan nga një shqetësim muskulor. Ai po vijon stërvitjen i diferencuar, me synimin për t’u rikuperuar për ndeshjen e radhës ndaj San Marinos.
Shqipëria përballet këtë të shtunë me Bjellorusinë, në ndeshjen e parë të këtij edicioni të UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të rikthehen në fushë tre ditë më vonë për sfidën ndaj San Marinos.






















