Sport 26 September 2026, 19:41 Nga VNA

Shqipëria nis Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë, Berisha rikthehet në portë

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria nis Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë, Berisha

Kombëtarja shqiptare hap mbrëmjen e sotme fushatën në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë presin Bjellorusinë në “Air Albania”, në një ndeshje që nis në orën 20:45. Synimi i Shqipërisë në këtë edicion është ngjitja nga Liga C në Ligën B. 

Trajneri Rolando Maran ka zgjedhur formacionin titullar mes problemeve me dëmtimet që kanë shoqëruar grumbullimin. Etrit Berisha rikthehet në portë, ndërsa Elseid Hysaj dhe Stavro Pilo marrin vend në mbrojtje. Në fazën sulmuese, vëmendja është te Ernest Muçi, një prej lojtarëve nga të cilët pritet më shumë në përballjen e parë të kuqezinjve.

Për Shqipërinë, rezultati ndaj Bjellorusisë do të ishte një hap i rëndësishëm drejt objektivit për të kryesuar grupin dhe për t’u ngjitur në Ligën B.

Video

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, ka tërhequr vëmendjen me një video nga vizita e tij në Romë. Pas takimeve në Vatikan më 24 shtator, ai shëtiti me Vespa nëpër kryeqytetin italian dhe u ndal në Trastevere, ku kërceu e këndoi me kalimtarët nën ritmet e këngës “Sarà perché ti amo” të grupit Ricchi e Poveri.

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, ka tërhequr vëmendjen me një video nga vizita e tij në Romë. Pas takimeve në Vatikan më 24 shtator, ai shëtiti me Vespa nëpër kryeqytetin italian dhe u ndal në Trastevere, ku kërceu e këndoi me kalimtarët nën ritmet e këngës “Sarà perché ti amo” të grupit Ricchi e Poveri.

Dhjetëra qytetarë u mblodhën sërish këtë të shtunë në Vlorë, në protestë kundër projektit për ndërtimin e Muzeut Hebraik në zonën historike të qytetit. Protestuesit kundërshtuan vijimin e projektit në këtë hapësirë, duke kërkuar ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë historike të zonës. Gjatë tubimit, disa prej pjesëmarrësve dhe përfaqësuesve të komunitetit mbajtën fjalime, duke argumentuar arsyet e kundërshtimit të tyre. Kjo është një tjetër protestë e zhvilluar në Vlorë lidhur me projektin, pas tubimeve të organizuara gjatë javëve të fundit.

Saimir Tahiri thyen heshtjen. Por pse pikërisht tani? Pas vitesh larg skenës politike, ish-ministri paralajmëron se ka “shumë për të thënë”. Dhe rikthimi i tij vjen në një moment kur brenda PS-së raportet e forcës po ndryshojnë dhe Erion Veliaj është jashtë lojës politike aktive. A po kthehet Tahiri vetëm për të treguar versionin e tij të historisë, apo po përgatitet të bëhet sërish pjesë e historisë së socialistëve? “Do shihemi së shpejti.”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme