Bota 26 September 2026, 21:15 Nga VNA

Kina synon të ndryshojë kinemanë: nis gara për filmat e prodhuar me inteligjencë artificiale

Ndaje në Whatsapp
Kina synon të ndryshojë kinemanë: nis gara për filmat e

Kina po përpiqet ta kthejë inteligjencën artificiale në një industri të re të prodhimit të filmave dhe videove, ndërsa qytete të ndryshme kanë nisur të konkurrojnë për të tërhequr regjisorë dhe kompani që përdorin këtë teknologji.

Sipas Reuters, regjisori Zhu Zhili tregon se dy vite më parë Shenzhen ishte zgjedhja e qartë për të ngritur studion e tij të filmave me AI, falë ekosistemit të fuqishëm teknologjik. Por situata ka ndryshuar me shpejtësi: vetëm këtë vit ai ka marrë oferta nga zyrtarë të qyteteve dhe parqeve industriale në pjesë të ndryshme të Kinës, të cilët kërkojnë që bizneset e këtij sektori të zhvendosen pranë tyre.

Autoritetet lokale po përdorin stimuj si ambiente me kosto të subvencionuar dhe mbështetje për fuqinë kompjuterike që nevojitet për gjenerimin e videove. Synimi është krijimi i një industrie të mirëfilltë rreth përmbajtjes audiovizive të prodhuar me AI.

Zhvillimi mund të ndryshojë mënyrën tradicionale të prodhimit të filmave, pasi inteligjenca artificiale mund të realizojë pjesë të punës që deri tani kërkonin ekipe të mëdha dhe kosto shumë më të larta. Kina po e sheh këtë fushë jo vetëm si eksperiment teknologjik, por si një treg të ri me potencial të madh ekonomik. 

Video

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, ka tërhequr vëmendjen me një video nga vizita e tij në Romë. Pas takimeve në Vatikan më 24 shtator, ai shëtiti me Vespa nëpër kryeqytetin italian dhe u ndal në Trastevere, ku kërceu e këndoi me kalimtarët nën ritmet e këngës “Sarà perché ti amo” të grupit Ricchi e Poveri.

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, ka tërhequr vëmendjen me një video nga vizita e tij në Romë. Pas takimeve në Vatikan më 24 shtator, ai shëtiti me Vespa nëpër kryeqytetin italian dhe u ndal në Trastevere, ku kërceu e këndoi me kalimtarët nën ritmet e këngës “Sarà perché ti amo” të grupit Ricchi e Poveri.

Dhjetëra qytetarë u mblodhën sërish këtë të shtunë në Vlorë, në protestë kundër projektit për ndërtimin e Muzeut Hebraik në zonën historike të qytetit. Protestuesit kundërshtuan vijimin e projektit në këtë hapësirë, duke kërkuar ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë historike të zonës. Gjatë tubimit, disa prej pjesëmarrësve dhe përfaqësuesve të komunitetit mbajtën fjalime, duke argumentuar arsyet e kundërshtimit të tyre. Kjo është një tjetër protestë e zhvilluar në Vlorë lidhur me projektin, pas tubimeve të organizuara gjatë javëve të fundit.

Saimir Tahiri thyen heshtjen. Por pse pikërisht tani? Pas vitesh larg skenës politike, ish-ministri paralajmëron se ka “shumë për të thënë”. Dhe rikthimi i tij vjen në një moment kur brenda PS-së raportet e forcës po ndryshojnë dhe Erion Veliaj është jashtë lojës politike aktive. A po kthehet Tahiri vetëm për të treguar versionin e tij të historisë, apo po përgatitet të bëhet sërish pjesë e historisë së socialistëve? “Do shihemi së shpejti.”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme