Bota 26 September 2026, 14:44 Nga VNA

Trump-Xi, SHBA dhe Kina zgjasin “armëpushimin” tregtar deri në janar

Ndaje në Whatsapp

ffvdfv.avif

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord të zgjasin edhe për dy muaj marrëveshjen e përkohshme që frenon përshkallëzimin e luftës tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës.

Vendimi vjen pas takimeve mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij kinez Xi Jinping, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara për një vizitë shtetërore.

Marrëveshja aktuale për tarifat tregtare ishte pranë skadimit, ndërsa palët kanë vendosur të ruajnë përkohësisht pezullimin e disa masave, duke e shtyrë afatin deri në muajin janar.

Tregtia ka qenë një nga çështjet kryesore të diskutimeve mes Trump dhe Xi. Në tryezë janë përfshirë gjithashtu mineralet e rralla, inteligjenca artificiale dhe çështje të tjera strategjike që ndikojnë në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Gjatë vizitës, të dy presidentët kanë përcjellë mesazhe për uljen e tensioneve. Xi Jinping ka deklaruar se Kina dhe SHBA duhet të jenë partnerë dhe jo rivalë, ndërsa Trump ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar dialogun e drejtpërdrejtë me Pekinin.

Megjithatë, zgjatja e “armëpushimit” tregtar nuk përbën ende një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve. Për momentin, ajo u jep Uashingtonit dhe Pekinit më shumë kohë për negociata dhe shmang rikthimin e menjëhershëm të përplasjes së fortë tarifore.

Video

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, ka tërhequr vëmendjen me një video nga vizita e tij në Romë. Pas takimeve në Vatikan më 24 shtator, ai shëtiti me Vespa nëpër kryeqytetin italian dhe u ndal në Trastevere, ku kërceu e këndoi me kalimtarët nën ritmet e këngës “Sarà perché ti amo” të grupit Ricchi e Poveri.

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, ka tërhequr vëmendjen me një video nga vizita e tij në Romë. Pas takimeve në Vatikan më 24 shtator, ai shëtiti me Vespa nëpër kryeqytetin italian dhe u ndal në Trastevere, ku kërceu e këndoi me kalimtarët nën ritmet e këngës “Sarà perché ti amo” të grupit Ricchi e Poveri.

Dhjetëra qytetarë u mblodhën sërish këtë të shtunë në Vlorë, në protestë kundër projektit për ndërtimin e Muzeut Hebraik në zonën historike të qytetit. Protestuesit kundërshtuan vijimin e projektit në këtë hapësirë, duke kërkuar ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë historike të zonës. Gjatë tubimit, disa prej pjesëmarrësve dhe përfaqësuesve të komunitetit mbajtën fjalime, duke argumentuar arsyet e kundërshtimit të tyre. Kjo është një tjetër protestë e zhvilluar në Vlorë lidhur me projektin, pas tubimeve të organizuara gjatë javëve të fundit.

Saimir Tahiri thyen heshtjen. Por pse pikërisht tani? Pas vitesh larg skenës politike, ish-ministri paralajmëron se ka “shumë për të thënë”. Dhe rikthimi i tij vjen në një moment kur brenda PS-së raportet e forcës po ndryshojnë dhe Erion Veliaj është jashtë lojës politike aktive. A po kthehet Tahiri vetëm për të treguar versionin e tij të historisë, apo po përgatitet të bëhet sërish pjesë e historisë së socialistëve? “Do shihemi së shpejti.”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme