Kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh nga salla e shtypit e Aeroportit “Nënë Tereza”, sapo të kthehet nesër nga vizita në Kombet e Bashkuara.
Sipas njoftimit për mediat, ora e adresimit nuk është përcaktuar ende. Nisja e Ramës nga aeroporti JFK i Nju Jorkut mbetet e pakonfirmuar për shkak të motit të keq. Ora e saktë e mesazhit pritet të njoftohet nesër paradite.
Në njoftim nuk jepen hollësi për përmbajtjen e mesazhit.






















