Rreth 800 mijë njerëz u mblodhën të shtunën në qendër të Parisit për meshën e Papa Leo XIV, eventi më i madh i vizitës së tij në Francë.
Turmat u shtrinë përgjatë Champs-Élysées, ndërsa Papa u bëri thirrje besimtarëve të mos e kërkojnë lumturinë te pasuria dhe gjërat materiale, por te besimi.
Mesha në ambient të hapur ishte një nga momentet kryesore të vizitës së Papës në Francë dhe tërhoqi një pjesëmarrje edhe më të madhe nga sa ishte parashikuar. Para vizitës, rreth 600 mijë persona ishin regjistruar për të marrë pjesë.
Vizita e Papa Leo XIV në Francë përfshin Parisin, Lourdes dhe Metz. Në Paris ai ka zhvilluar gjithashtu takime me drejtues francezë dhe ka vizituar katedralen e restauruar Notre-Dame. Në Lourdes, Papa pritet të takohet edhe me viktima të abuzimeve nga klerikët katolikë.






















