Bota 26 September 2026, 08:24 Nga VNA

SHBA shqyrton skenarë për një operacion të mundshëm në Kubë, ushtria vlerëson gatishmërinë e njësive

Ndaje në Whatsapp

jhuikjk.jpg

Ushtria amerikane po ndërmerr hapa përgatitorë për një operacion të mundshëm që lidhet me Kubën, ndërsa Rezerva e Ushtrisë po vlerëson mundësinë për të vënë në dispozicion të Komandës Jugore të SHBA-së njësi mbështetëse brenda 90 deri në 120 ditësh. Informacioni është raportuar nga CBS News, bazuar në një mesazh të brendshëm të ushtrisë dhe në deklaratat e disa zyrtarëve amerikanë.

Në dokument kërkohet të vlerësohet gatishmëria e njësive të policisë ushtarake, personelit mjekësor, logjistikës, transportit, mirëmbajtjes dhe trupave inxhinierike, të cilat mund të vendosen nën autoritetin e Komandës Jugore të SHBA-së.

Dokumenti i brendshëm nuk e përmend drejtpërdrejt Kubën, por disa zyrtarë amerikanë, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti, kanë deklaruar se kërkesa lidhet me planifikimin e vazhdueshëm ushtarak rreth ishullit.

Megjithatë, deri më tani nuk ka të dhëna se njësitë ushtarake kanë marrë urdhër për t’u dislokuar. Gjithashtu, nuk është bërë e ditur se ku mund të dërgohen forcat apo se çfarë forme do të kishte një operacion i mundshëm.

Raportimet vijnë në një periudhë tensionesh të shtuara mes Uashingtonit dhe Havanës. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi këtë javë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se Kuba është një “shtet i dështuar”, ndërsa tha se administrata e tij kërkon një ndryshim themelor të situatës në ishull.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm kuban, Bruno Rodríguez, ka deklaruar se SHBA nuk ka asnjë justifikim për të ndërmarrë një sulm ushtarak ndaj Kubës, duke theksuar se vendi i tij nuk përbën kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane.

Video

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, ka tërhequr vëmendjen me një video nga vizita e tij në Romë. Pas takimeve në Vatikan më 24 shtator, ai shëtiti me Vespa nëpër kryeqytetin italian dhe u ndal në Trastevere, ku kërceu e këndoi me kalimtarët nën ritmet e këngës “Sarà perché ti amo” të grupit Ricchi e Poveri.

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, ka tërhequr vëmendjen me një video nga vizita e tij në Romë. Pas takimeve në Vatikan më 24 shtator, ai shëtiti me Vespa nëpër kryeqytetin italian dhe u ndal në Trastevere, ku kërceu e këndoi me kalimtarët nën ritmet e këngës “Sarà perché ti amo” të grupit Ricchi e Poveri.

Dhjetëra qytetarë u mblodhën sërish këtë të shtunë në Vlorë, në protestë kundër projektit për ndërtimin e Muzeut Hebraik në zonën historike të qytetit. Protestuesit kundërshtuan vijimin e projektit në këtë hapësirë, duke kërkuar ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë historike të zonës. Gjatë tubimit, disa prej pjesëmarrësve dhe përfaqësuesve të komunitetit mbajtën fjalime, duke argumentuar arsyet e kundërshtimit të tyre. Kjo është një tjetër protestë e zhvilluar në Vlorë lidhur me projektin, pas tubimeve të organizuara gjatë javëve të fundit.

Saimir Tahiri thyen heshtjen. Por pse pikërisht tani? Pas vitesh larg skenës politike, ish-ministri paralajmëron se ka “shumë për të thënë”. Dhe rikthimi i tij vjen në një moment kur brenda PS-së raportet e forcës po ndryshojnë dhe Erion Veliaj është jashtë lojës politike aktive. A po kthehet Tahiri vetëm për të treguar versionin e tij të historisë, apo po përgatitet të bëhet sërish pjesë e historisë së socialistëve? “Do shihemi së shpejti.”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme