Bota 26 September 2026, 18:47 Nga VNA

Trump: Kam folur me drejtuesen e përkohshme të Venezuelës për zgjedhjet

Ndaje në Whatsapp
Trump: Kam folur me drejtuesen e përkohshme të Venezuelës

Presidenti amerikan Donald Trump tha këtë të shtunë se ka biseduar me presidenten e përkohshme të Venezuelës, Delcy Rodríguez, për mbajtjen e zgjedhjeve në vend. I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ai konfirmoi bisedën, por nuk dha hollësi për një datë të mundshme të votimit.

Trump dhe Rodríguez u takuan shkurtimisht të martën, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Sipas sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në bisedimet mes tyre është diskutuar edhe ristrukturimi i borxhit të Venezuelës, ndërsa Uashingtoni ka kërkuar ndryshime politike.

Në fjalimin e saj në OKB, Rodríguez premtoi se zgjedhjet do të ishin pjesë e kalimit drejt një «demokracie të plotë». Deri tani, megjithatë, nuk është shpallur një datë. Ajo mori drejtimin e vendit pas kapjes së Nicolás Maduros nga forcat amerikane në janar. 

Video

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, ka tërhequr vëmendjen me një video nga vizita e tij në Romë. Pas takimeve në Vatikan më 24 shtator, ai shëtiti me Vespa nëpër kryeqytetin italian dhe u ndal në Trastevere, ku kërceu e këndoi me kalimtarët nën ritmet e këngës “Sarà perché ti amo” të grupit Ricchi e Poveri.

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, ka tërhequr vëmendjen me një video nga vizita e tij në Romë. Pas takimeve në Vatikan më 24 shtator, ai shëtiti me Vespa nëpër kryeqytetin italian dhe u ndal në Trastevere, ku kërceu e këndoi me kalimtarët nën ritmet e këngës “Sarà perché ti amo” të grupit Ricchi e Poveri.

Dhjetëra qytetarë u mblodhën sërish këtë të shtunë në Vlorë, në protestë kundër projektit për ndërtimin e Muzeut Hebraik në zonën historike të qytetit. Protestuesit kundërshtuan vijimin e projektit në këtë hapësirë, duke kërkuar ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë historike të zonës. Gjatë tubimit, disa prej pjesëmarrësve dhe përfaqësuesve të komunitetit mbajtën fjalime, duke argumentuar arsyet e kundërshtimit të tyre. Kjo është një tjetër protestë e zhvilluar në Vlorë lidhur me projektin, pas tubimeve të organizuara gjatë javëve të fundit.

Saimir Tahiri thyen heshtjen. Por pse pikërisht tani? Pas vitesh larg skenës politike, ish-ministri paralajmëron se ka “shumë për të thënë”. Dhe rikthimi i tij vjen në një moment kur brenda PS-së raportet e forcës po ndryshojnë dhe Erion Veliaj është jashtë lojës politike aktive. A po kthehet Tahiri vetëm për të treguar versionin e tij të historisë, apo po përgatitet të bëhet sërish pjesë e historisë së socialistëve? “Do shihemi së shpejti.”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme