Politika 26 September 2026, 13:15 Nga VNA

Berisha pa ftesë në ceremoninë për ambasadorin e ri të SHBA: Nuk jam ftuar as në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Ndaje në Whatsapp

fvvffvdf.jpeg

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se nuk është ftuar në ceremoninë e prezantimit të Eric Wendt si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në Facebook, Berisha komentoi nisjen e detyrës së diplomatit amerikan në Tiranë, ndërsa bëri të ditur se nuk kishte marrë ftesë për të qenë i pranishëm në ceremoni.

Kreu i PD-së tha gjithashtu se nuk është ftuar as në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që pritet të zhvillohet të hënën.

Berisha e lidhi mungesën e ftesës për mbledhjen me qëndrimin e tij ndaj presidentit Bajram Begaj, të cilin e ka kritikuar publikisht.

Deklaratat e kreut të opozitës vijnë në ditën kur Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, pas dorëzimit të letrave kredenciale te Presidenti i Republikës.

Video

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, ka tërhequr vëmendjen me një video nga vizita e tij në Romë. Pas takimeve në Vatikan më 24 shtator, ai shëtiti me Vespa nëpër kryeqytetin italian dhe u ndal në Trastevere, ku kërceu e këndoi me kalimtarët nën ritmet e këngës “Sarà perché ti amo” të grupit Ricchi e Poveri.

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, ka tërhequr vëmendjen me një video nga vizita e tij në Romë. Pas takimeve në Vatikan më 24 shtator, ai shëtiti me Vespa nëpër kryeqytetin italian dhe u ndal në Trastevere, ku kërceu e këndoi me kalimtarët nën ritmet e këngës “Sarà perché ti amo” të grupit Ricchi e Poveri.

Dhjetëra qytetarë u mblodhën sërish këtë të shtunë në Vlorë, në protestë kundër projektit për ndërtimin e Muzeut Hebraik në zonën historike të qytetit. Protestuesit kundërshtuan vijimin e projektit në këtë hapësirë, duke kërkuar ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë historike të zonës. Gjatë tubimit, disa prej pjesëmarrësve dhe përfaqësuesve të komunitetit mbajtën fjalime, duke argumentuar arsyet e kundërshtimit të tyre. Kjo është një tjetër protestë e zhvilluar në Vlorë lidhur me projektin, pas tubimeve të organizuara gjatë javëve të fundit.

Saimir Tahiri thyen heshtjen. Por pse pikërisht tani? Pas vitesh larg skenës politike, ish-ministri paralajmëron se ka “shumë për të thënë”. Dhe rikthimi i tij vjen në një moment kur brenda PS-së raportet e forcës po ndryshojnë dhe Erion Veliaj është jashtë lojës politike aktive. A po kthehet Tahiri vetëm për të treguar versionin e tij të historisë, apo po përgatitet të bëhet sërish pjesë e historisë së socialistëve? “Do shihemi së shpejti.”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme