Politika 25 September 2026, 18:05 Nga VNA

Sandër Simoni zgjidhet anëtar i ri i KLGJ-së, fituesi vendoset me short pas barazimit të votave

Ndaje në Whatsapp

vfdfvdfvd.jpeg

Sandër Simoni do të jetë një nga tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), pas votimit të zhvilluar këtë të premte në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve.

Simoni u zgjodh si përfaqësues i Gjykatës së Lartë në KLGJ, ndërsa gara u vendos vetëm përmes shortit, pasi numërimi i votave prodhoi një rezultat të barabartë mes dy kandidatëve.

Në votimin ku morën pjesë gjyqtarët e thirrur në Mbledhjen e Përgjithshme, të dy kandidatët për përfaqësuesin e Gjykatës së Lartë morën nga 179 vota.

Për shkak të barazimit 179 me 179, u zbatua procedura e parashikuar në rregullore, sipas së cilës fituesi në një rast të tillë përcaktohet me short.

Shorti u hodh me gogla dhe në përfundim të tij emri i përzgjedhur ishte ai i Sandër Simonit, duke i dhënë atij mandatin si anëtar i ri i KLGJ-së.

Procesi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor vijon. Pas përfundimit të garës për përfaqësuesin e Gjykatës së Lartë, ka nisur numërimi i votave për kandidatët që vijnë nga Gjykatat e Apelit.

Mbledhja e Përgjithshme e 353 gjyqtarëve do të zgjedhë tre anëtarë të rinj të KLGJ-së, nga një për secilin nivel të gjyqësorit, Gjykata e Lartë, Gjykatat e apelit dhe Gjykatat e shkallës së parë.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme