Politika 25 September 2026, 17:03 Nga VNA

Rama reagon nga Amerika pas arrestimit të shefes së SHISH: Asnjë nuk më ndal mua

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdfvdfvd.PNG

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra përmes një mesazhi në platformën X, teksa ndodhet në SHBA, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës dhe kritikave pas zhvillimeve të fundit me drejtësinë. I prerë në qëndrimin e tij, kreu i qeverisë ka deklaruar se asnjë sulm apo presion nuk do ta ndalë në misionin e tij politik, duke nëvizuar se punët e drejtësisë janë dëshmi e reformave të ndërmarra nga mazhoranca e tij.

Duke iu përgjigjur atyre që e sulmojnë me simbole kombëtare dhe akuzat për korrupsion, Rama deklaroi se meritat për lartësimin e imazhit të vendit i përkasin punës së qeverisë së tij. "Këtyre që mbulohen me flamurin kombëtar dhe çarten rrugëve u them vetëm se atë flamur e kam ngritur më lart se çka qenë kurrë ndonjëherë në sytë e botës," shkruan ai, ndërsa shton se reagimet e kundërshtarëve me "baltë, vezë dhe jargë" nuk mund ta frenojnë "në misionin tim për ta çuar flamurin tonë në majën e Europës së Bashkuar".

Sipas Kryeministrit, veprimet e fundit të institucioneve të drejtësisë janë produkt i vullnetit politik për të ndërtuar një shtet ligjor dhe jo dështim i tij. Ai ka theksuar se "nëse për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, kemi një sistem institucional që shfaq aftësi vetëpastrimi, kjo është një arritje e madhe që nuk ka rënë nga qielli po ka ardhur pikërisht si një nga rezultatet e këtij misioni".

I bindur se përpjekjet për ta mundur përmes retorikës antifrakture janë të kotë, Rama u bëri thirrje kritikëve të kuptojnë ndryshimin rrënjësor me të kaluarën: "Le ta dëgjojnë e ta mbajnë mirë vath në vesh meqë kujtojnë se mposhtem unë dot me 'bombat çudibërëse' që amplifikojnë ditë e natë fjalën korrupsion.

Në një vend që është i mbytur në kënetën e korrupsionit, nuk ka luftë frontale e as rezultate konkrete... deri kur unë me partinë time e kthyem rrotën e drejtësisë nga barazia e të gjithëve para ligjit!"
Në përmbyllje të reagimit të tij, kreu i ekzekutivit theksoi se përparimi i Shqipërisë po njihet edhe ndërkombëtarisht, ndërsa hodhi poshtë sulmet politike e mediatike lokale.

"Sot Shqipëria nuk është më ai vend e prandaj edhe Bashkimi Europian e çmon gjithnjë e më shumë Shqipërinë për këtë luftë," u shpreh ai, duke i cilësuar reagimet e opozitës si "llogje të pafundme për korrupsionin që po luftohet nga vetë sistemi që po ndërtojmë" dhe si përpjekje të dështuara për ta ndalur në rrugën e tij.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme