Politika 24 September 2026, 14:10 Nga VNA

Berisha dënon shantazhin e Vlora Hysenit ndaj Klodiana Lalës: Shpif për një gazetare që e sulmon padronin e saj

Ndaje në Whatsapp

fvdfvfdf.jpg

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, ndaj gazetares Klodiana Lala, duke e cilësuar si një përpjekje për shantazh. Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Berisha tha se përdorimi i të dhënave të tilla ndaj gazetarëve përbën shantazh dhe ngriti shqetësimin se një praktikë e tillë mund të përdoret edhe ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“Që ish-shefja e Shërbimit, që tani është një kriminele ordinere dhe jo vetëm ordinere, t’i përgjigjet gazetares në atë mënyrë pyetjes së saj, së pari dëshmon veten se është një hakmarrëse e verbër. Së dyti shpif për një gazetare që e sulmon padronin e saj. Ky në këtë rast është shantazh ndaj gazetarëve dhe ky është një problem i madh, pasi kjo do shantazhojë edhe vetë prokurorët dhe gjykatësit. Druaj shumë se ky është një proces në zhvillim”, tha Berisha.

Më tej, kreu i PD-së u ndal edhe te gazetarët Baton Haxhiu, Berat Buzhala dhe Albatros Rexha, të cilët, sipas tij, kanë pasur takime me Vlora Hysenin. Berisha pretendoi se këto takime përbëjnë shkelje të ligjit në Kosovë dhe u bëri thirrje shoqatave të gazetarëve që rastet t’i referojnë pranë institucioneve të drejtësisë në Prishtinë.

“Tre gazetarët, Baton Haxhia, Berat Buzhala dhe Albatros Rexha, të cilët në përputhje me ligjin e Kosovës, kanë takuar Vlora Hysenin, kanë shkelur ligjin dhe janë të dënueshëm. I ftoj shoqatat e gazetarëve të bëjnë gati dosjen, t’i çojnë secilin prej tyre, i kanë të sakta 5 vite burg. E patë se si dolën këta nga ekrani në ekran, njëri thoshte “kam mikeshë”, thoshte Berati paçka se një ditë më parë e kishte takuar vet. Batoni që ishte një nga rekomanduesit kryesor, shkruajti shkeimin se Vlora e kishte dashurinë në funkdion të shërbimit. E dëgjoni tani çfarë marëzirash. Edhe Albatrosi foli në këto ujëra”, tha Berisha.

Kryedemokrati u bëri thirrje shoqatave të gazetarëve t’ua çojnë dosjet në gjykatë në Prishtinë dhe t’i marrin në hetim.

Lexo gjithashtu

Video

Klodiana Lala ka bërë të ditur se ka depozituar një denoncim ndaj Hysenit, duke deklaruar se emri i saj është përdorur për të ushtruar presion ndaj të tjerëve. Lala paralajmëroi se do të ndërmarrë hapa ligjorë edhe në Britaninë e Madhe. Në “Opinion”, ajo ngriti gjithashtu pretendime të forta mbi materiale sensitive të SHISH-it që, sipas saj, janë gjetur në automjetin e Ergys Agasit, si dhe mbi komunikime që pretendon se janë pjesë e dosjes hetimore.

Këto janë momentet kur dhjetëra delegatë largohen nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, teksa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ngjitet në foltore për të mbajtur fjalimin e tij. Largimi i delegatëve u zhvillua në shenjë proteste. Duke reaguar nga foltorja, Netanyahu i cilësoi ata që u larguan si “frikacakë moralë”.

Tani radha është e shtetit. SPAK dhe GJKKO duhet të tregojnë nëse kjo ishte vetëm shpifje e dëshpëruar, apo përdorim publik i informacionit sekret nga një ish-shefe shërbimi që sot është nën hetim pikërisht për nxjerrje sekretesh. Sepse nëse shteti hesht, atëherë Vlora Hyseni nuk ka kërcënuar vetëm Klodin. Na ka kërcënuar të gjithëve.

Çfarë ndodhi sot jashtë Parlamentit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme